Murati për Qeverinë Hoti: Po dëshirojnë me i bë rrush e kumbulla paratë e AKP-së

Aktuale

Murati për Qeverinë Hoti: Po dëshirojnë me i bë rrush e kumbulla paratë e AKP-së

Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 13:21
Hekuran Murati

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, Projektligjin për rimëkëmbje ekonomike të qeverisë Hoti po e konsideron se është vetëm në interesa të grupeve të interesit, e jo të qytetarëve.

Murati gjatë seancës së jashtëzakonshme tha se qeveria Hoti në vend se ndihmojë të varfëritë, po iu merr atyre taksë prej TVSH-së që t’ia rimburëson paret e Trustit dikujt që ka rrogën 2000 euro.

Murati: Fukaraja atje që paguajnë tash kur blen bukë e qumësht, ajo TVSH merret prej atij fukaraje e i jepet dikujt që i ka rrogat 2 mijë euro

“Një fukara atje që pagunë tash kur blen bukë e qumësht, ajo TVSH merret prej atij fukaraje e i jepet dikujt që i ka rrogat 2000 euro për me ia rimbursuar paret e trustit. Këqyrë çfarë politika bëjnë këta. Në vend që në një kohë pandemie, me u fokusuar të gjithë me qenë më solidarë dhe me iu ndihmu shtresën më të varfër, këta shkojnë marre prej fukarenjve që me iu marrë atyre që kanë. Tash më tregoni a është ky ligj për interesa të qytetarëve, a grupe të interesit”, tha ai.

Deputeti Murati kritikoi qeverinë edhe për tërheqjen e parave nga AKP-ja.

Murati; Këta po dëshirojnë me një t’rame me i bë rrush e kumbulla paratë e AKP-së

“Nuk bënë paratë e AKP-së që janë mbledhur tu shitë aseste. Krejt pasuria e shtetit është shit me mbledh ato pare të AKP-së. E këta po dëshirojnë me një të rame me i bë rrush e kumbulla. Krejt ato toka që janë shit ka 1 euro ari, e qato fabrika që janë shitë krejt ato pare po dënojnë me i marrë dhe me iu shkrepë shokëve të vet që janë milardera. Nuk ka ndihmë për qytetarët e as bizneset. Këtu qytetarët kanë me përfundu duke i marrë paret e trustit, por kaq do të jetë. Paret tjera do të shkojnë tek milionerët dhe milarderët”, tha ai./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat