​VV thotë se Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike ka defekte të mëdha dhe pabarazi

Aktuale

​VV thotë se Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike ka defekte të mëdha dhe pabarazi

Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 15:29
VV

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike.

Pas shumë tentimesh, të zgjedhurit e popullit në seancën e sotme me 72 vota pro, asnjë kundër, e asnjë abstenim i dhanë “dritën e gjelbër” rimëkëmbjes ekonomike.

E ku deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje u përmbajtën nga votimi.

Pas kësaj Vetëvendosje doli në konferencë për media ku thanë se Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike ka defekte të mëdha dhe thellon pabarazinë.

Deputeti Hekuran Murati nga VV tha se, "Ky ligj ka tepër defekte dhe ka pabarazi. I merr paratë nga qytetarët dhe i orienton tek bizneset".

E deputetja Mimoza Kusari tha se është për keqardhje që Kuvendi ka votuar këtë projektligj.

"Është për keqardhje që Kuvendi e ka votuar një ligj me aq shumë defekte. Ka shkuar tek pronarët e bizneseve. Është për keqardhje që në një kohë pandemie Kuvendi i Kosovës kanë ndikuar dhe po ndikojnë në rritjen e pabarazisë dhe po favorizojnë ata që kanë qenë të favorizuar", tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat