Tahiri: PDK-ja bëri veprimin e duhur sot, por s’e shpëtoi ekonominë

Aktuale

Tahiri: PDK-ja bëri veprimin e duhur sot, por s’e shpëtoi ekonominë

Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 18:08
Besnik Tahiri

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Tahiri e ka vlerësuar lartë kontributin e PDK-së në votimin e Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike, por ka shtuar se nuk e ka shpëtuar ekonominë siç thonë ata.

“Veprimi që e ka bërë PDK-ja sot është i duhur, i mençur dhe që e ka ndihmuar qeverinë, por të thuhet që e e shpetoi ekonominë, nuk mendoj që është e drejt. Populli i dinë këto, i sheh, është e vërtetë që i kanë shërbyer popullit në këto kohë PDK-ja, por s’mund të thuhet kështu, sepse kanë qenë në qeverijse që 16 vjet”, ka thënë ai.

Sipas tij, PDK-ja ka të drejt të thotë se e shpëtoi ekonominë, por e vërteta është më ndryshe.

Duke folur për kundërshtimin e VV-së, Tahiri tha se është i tmerruar me gjuhën e tyre.

“Jam i tmerruar me këtë gjuhë të VV-së dhe kjo është qasje armiqësore ndaj sektorit privat. Kur ti i quan pronarët e korportave të Kosovës oligarkë dhe nuk lënë gjë pa thënë, duhet me e pasë një bazë. Dhe kur thua diçka të tillë atëherë duhet shkuar në prokurori”, ka thënë Tahiri.

Ai tutje tha se po mos të ishin këto kompani, këto fabrika dhe këta investitorë që të krijojnë vende të lira puna, shteti nuk krijon vende pune.

“Ata nuk e dinë as çka janë oligarkët. Çfarë oligarkësh këta në Kosovë e janë borxh deri në fyt. Shikoji në Rusi oligarkët që kanë buxhet miliardësh. Krejt buxheti jonë është sa buxheti i ushtrisë sllovene”, ka thënë Tahiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat