Ganimete Musliu tregon për “amanetet” e Kadri Veselit pasi u nis për Hagë

Aktuale

Ganimete Musliu tregon për “amanetet” e Kadri Veselit pasi u nis për Hagë

Më: 6 dhjetor 2020 Në ora: 23:18
Kadri Veseli dhe Ganimete Musliu

Kadri Veseli, ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dha dorëheqje nga posti i të parit të partisë dhe nga pozita e deputetit të Kosovës, më 5 nëntor 2020. Dorëheqja e Veseli erdhi për shkak të aktakuzës nga Gjykata Speciale e Kosovës.

PDK menjëherë veproi duke mos e lënë partinë pa udhëheqës dhe zgjodhi ushtrues detyre, Enver Hoxhajn.

Ganimete Musliu, deputete e PDK-së dhe anëtare e kryesisë së PDK-së, në një intervistë për lajmi.net ka treguar se cilat ishin porositë e Veseli kur ishte nisur për në Hagë.

“As zotëri Veseli e as Presidenti Thaçi nuk kanë nevojë të lënë amanete për partinë. Ata thjeshtë kanë kërkuar që ne të vazhdojmë rrugën e tyre aty ku e kanë lënë. Kur them rrugën e tyre po flas më shumë për kryetarin e partisë, por në një aspekt kërkesa e tyre ka qenë edhe publike që Kosova të vazhdojë përpara dhe në asnjë moment të mos cenohet shtetësia e Kosovës, mos të cenohen institucionet dhe stabiliteti politik e qytetar”, ka thënë Musliu.

Mirëpo, a do të jetë Enver Hoxhaj ushtrues detyre i kryetarit të partisë deri në përfundimin e procesit gjykues ndaj Veselit në Hagë, apo po diskutohet për emër tjerë, këto dhe informacione të tjera i gjeni në intervistë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat