Lumezi shpreh ngushëllime për vdekjen e ish-prokurorit Jusuf Mejzini

Aktuale

Lumezi shpreh ngushëllime për vdekjen e ish-prokurorit Jusuf Mejzini

Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 16:08
Aleksandër Lumezi

Kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi, ka dërguar telegram ngushëllimi me rastin e vdekjes së ish-prokurorit, Jusuf Mejzini.

Ai ka thënë se sh-prokurori Mejzini, punoi në sistemin prokurorial nga 1 shtatori i vitit 1999 deri më 30 nëntor të vitit 2015, duke qenë kështu shembull i një prokurori të ndershëm, profesionist dhe me plot integritet.

“Andaj, me lejoni të shpreh ngushëllimet e mija më të sinqerta për Ju si familje, për të afërmit dhe të gjithë ata që patën rastin ta njohin dhe bashkëpunojnë me të.

Ju e humbët një prind dhe familjar të shkëlqyer, ndërsa drejtësia kosovare e humbi një profesionist të madh”, thuhet në telegramin e ngushëllimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat