Akuzoi Qeverinë Kurti, deputeti i Vetëvendosjes i kundërpërgjigjet Ramush Haradinajt

Aktuale

Akuzoi Qeverinë Kurti, deputeti i Vetëvendosjes i kundërpërgjigjet Ramush Haradinajt

Nga: A.Morina Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 22:39
Ramush Haradinaj

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati ka reaguar ndaj deklaratës së ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili tha se Qeveria Kurti i ka fajet për nënshkrimin e kontratës Contour Global.

Murati në një postim në facebook shpërndau një foto, në të cilën Haradinaj shihet duke nënshkruar kontraten e Contour Gloabl, për të cilën Kosovës po i kërkohen 20 milionë euro nga gjykata e arbitrazhit.

"Ky këtu në foto shihet duke nënshkruar kontratën me Contour Global, kontratë për të cilën Kosovës tani po i kërkohen 20 milionë euro në gjykatë të arbitrazhit", deklaroi Murati, përcjell "Bota sot".

Postimi i plotë

Ky këtu në foto shihet duke nënshkruar kontratën me Contour Global, kontratë për të cilën Kosovës tani po i kërkohen 20 milionë euro në gjykatë të arbitrazhit.

I njejti, sot tha që fajet për këtë gjë i ka Qeveria Kurti.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat