Ish-këshilltari i kryeministrit Hoti flet për postin e presidentin: Është gabuar me Hashim Thaçin!

Aktuale

Ish-këshilltari i kryeministrit Hoti flet për postin e presidentin: Është gabuar me Hashim Thaçin!

Nga: N. H Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 15:28
Hashim Thaçi

Ish-këshilltari i kryeministrit Avdullah Hoti, Visar Berisha, djali i Kolë Berishës, ish-nënkryetarit të LDK-së, ka folur për presidentin e ardhshëm të Kosovës.

Berisha përmes një shkrimi në Facebook, ka deklaruar se President nuk duhet të jetë një kryetar partie, ashtu siç është gabuar me Thaçin.

Sipas tij, Presidenti duhet të jetë një figurë politike ambicioze dhe e pa ndikuar.

Ja shkrimi i tij:

Image
Visar Berisha

Kjo duhet te jete hera e fundit e përpjekjes për ta bâ zap institucionin e Presidentit me nderskamca ballkanike!!

1. Premisa e deritanishme me të cilën është negociu emri i Presidentit gjere sot, është e gabueshme dhe i dëmshëm (Presidenti nuk â kusur politik por fytyra e Republikës);

2. President nuk duhet të jetë një kryetar partie (ashtu qysh është gabuar me Hashim Thaçin);

3. Presidenti s'mund te jete krejt i një pale (siç mund ta pretendoj VV);

4. Presidenti duhet të jetë një figurë politike ambicioze dhe e pa ndikuar;

5. Konstalacioni i sotëm politik nuk ka tagrin e as vullnetin te zgjedhe një President për Republikën;

6. Institucioni i Presidentit nuk asht katedër universitare/akademike, por asht përvojë politike e karizma qysh krijohet konsensusi, mbi të gjitha zhdërvjelltësi qysh ruhet demokracia dhe pa prekshmëria e pushteteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat