Gecaj tallet me Vjosa Osmanin: Ja si do të bëhej lidere e LDK-së dhe komandante e UÇK-së

Aktuale

Gecaj tallet me Vjosa Osmanin: Ja si do të bëhej lidere e LDK-së dhe komandante e UÇK-së

Nga: N.Sh Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 20:11
Bajram Gecaj

Zyrtari i LDK-së, Bajram Gecaj ka ironizuar me kryetaren e Kuvendit dhe u.d e Presidentes, Vjosa Osmani e cila ishte përjashtuar nga kjo parti.

Gecaj ka treguar se si Osmani do të mund ta merrte edhe postin e lideres së partisë edhe atë të UÇK-së.

‘’Ndonjëherë fiton përshtypjen se po të ishte ca më e vjetër, ushtruesja do t’i kishte konsumuar të dy funksionet njëkohësisht, lidere e LDK-së dhe komandante e UÇK-së!’’, ka shkruar ai në Facebook.

Gecaj shpesh shkruan kundër Vjosa Osmanit.

Ai është shef i kabinetit të ministrit Agim Veliu, ku përkrahë qëndrimet e kreut të LDK-së, Isa Mustafa.

Gecaj, që nga koha kur Vjosa Osmani doli kundër LDK-së dhe Isa Mustafës e ka kritikuar ashpër atë.

Ai e ka kritikuar edhe për qëndrimet e Osmanit që kanë qenë të njëjta me ato të liderit të LVV-së, Albin Kurti.

Bajram Gecaj, gjithmonë është treguar i ashpër me LVV-në. Ai këtë subjekt politik e ka quajtur "Brigada e kuqe".

Edhe në kohën kur u bë koalicioni LVV-LDK Gecaj nuk e kishte përkrahur atë. Ai ka qenë gjithmonë kundër dhe i ashpër ndaj Kurtit.

Kohën e fundit, Gecaj është duke e kritikuar shumë Vjosa Osmanin. Gati çdo ditë ka ndonjë postim apo kritikë kundër saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat