Hoxhaj “shuplakë” Haradinajt: Po të shkojmë në zgjedhje AAK merr vetëm gjashtë për qind

Aktuale

Hoxhaj “shuplakë” Haradinajt: Po të shkojmë në zgjedhje AAK merr vetëm gjashtë për qind

Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 21:19
Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj

Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj thotë se votojnë vetëm kandidatin e tyre për president, kandiat ky që do ishte anëtar i PDK-së.

Hoxhaj thotë se Kadri Veseli asnjëherë nuk i premtoi Haradianjt votat për president.

E nëse do të i premtonte ato kjo do ishte temë e mbyllur, e PDK do e votonte.

Ai thotë se nuk ka logjikë që PDK t’i bëjë favor koalicionit e tu votojë ndonjë kandidat.

Hoxhaj thotë se AAK sipas sondazheve ka vetëm gjashtë për qind.

“Kandidati nga PDK duhet të jetë anëtarë i Partisë, mund të jetë anëtarë i kryesisë apo deputet ose edhe anëtarë tjetër. Kolegët e Qeverisë duhet të jenë në haromi se çka kërkojnë nga PDK. Nuk ka logjikë që ne ta votojmë dikë nga koalicioni pë president dhe tu bëjmë favor atyre. Presidenti i shërben vendit dhe menojmë që do marrim pjesë në atë proces me kushtin që kandidati të jetë nga ne. Veseli asnjëherë nuk i premtoi mbështetje Haradinajt për president. Nëse do kishte premtim ne nuk do e diskutonim këtë çështje sonte, do ishte temë e mbyllur, PDK do e votonte. AAK sipas sondazheve mund t’i ketë vetëm 6 për qind, nuk do e votonim dikë nga kjo parti”, deklaroi Hoxhaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat