Studentët shkojnë para qeverisë, kërkojnë largimin e tarifave për këtë vit akademik

Aktuale

Studentët shkojnë para qeverisë, kërkojnë largimin e tarifave për këtë vit akademik

Më: 10 dhjetor 2020 Në ora: 13:14
Foto nga vendi i ngjarjes

Organizata studentore “Studim, Kritikë, Veprim”, ka mbajtur një aksion simbolik para objektit të Qeverisë së Kosovës sot.

Kjo organizatë vendosi një pako të zezë, për shkak të mospërfshirjes së studentëve në Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike.

Dionit Kabashi nga kjo organizatë tha se Këshilli Drejtues i ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe Qeveria e Kosovës i ka shpërfillur 13 kërkesa të tyre, përmes të cilave kanë kërkuar heqjen e të gjitha tarifave për studentë.

“Kemi drejtuar 13 kërkesa në Këshillin Drejtues Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe Qeverisë së Kosovës. Kemi kërkuar largimin e të gjitha tarifave për shkollim të vitit akademik 2020/2021, si ndihmë e vogël për studentët dhe familjet e tyre për shkak të krizës së madhe ekonomike si pasojë e Covid-19”, tha Kabashi,

Sipas tij, heqja e çdo tarife nuk është vetëm e drejtë, por edhe nevojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat