Një koalicion AAK-VV? Ja çka thotë Gani Dreshaj që u takua me deputetin e Vetëvendosjes

Aktuale

Një koalicion AAK-VV? Ja çka thotë Gani Dreshaj që u takua me deputetin e Vetëvendosjes

Nga: A.Zh Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 21:54
Gani Dreshaj dhe Mefail Bajqinovci

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Kosovës nga AAK-ja, Gani Dreshaj, ka thënë se është takuar rastësisht me deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje Mefail Bajqinovcin.

Ai në një shkrim në Facebook, nuk e ka mohuar se preferon një koalicion qeverisës me Vetëvendosjen, përcjell Bota sot.

Dreshaj e ka vlerësuar Baqinovcin si deputet të zëshëm dhe aktiv në detyrën e tij.

Postimi i Dreshajt:

Rastësisht takova në Kodër të Trimave, deputetin e Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovcin. Mediat mund të lakojnë këtë foto si negociata të mundshme mes dy partive, por kjo nuk qëndron.

Gjithmonë kam kontribuar dhe jam pro një kulture politike në Kosovë që rivalët politik t’i shohim rival vetëm me ide e programe politike, dhe jo si armiq politik.

Mefaili është deputet në mandatin e tij të parë, por e kam vlerësuar duke qenë mjaft i zëshëm dhe aktiv në detyrën e tij.

Nuk e mohoj që do ta preferoja ta kisha edhe në koalicionin qeverisës.

G.D

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat