92 persona vdiqën nga koronavirusi gjatë kësaj jave në Kosovë

Aktuale

92 persona vdiqën nga koronavirusi gjatë kësaj jave në Kosovë

Më: 13 dhjetor 2020 Në ora: 16:25
Foto ilustrim

Për shkak të infektimit me koronavirus, gjatë kësaj jave në Kosovë kanë vdekur 92 persona.

Sipas raporteve ditore të publikuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në mesin e viktimave është edhe një 38-vjeçar nga Gjakova, i cili vdiq të hënën. Në këtë komunë gjatë këtë javë vdiqën 12 të infektuar.

Që nga fillimi i pandemisë, në Kosovë kanë vdekur 1 mijë e 198 të infektuar.

Ndërkaq, nga 46 mijë e 580 raste pozitive sa u konfirmuar deri më sot, 33 mijë e 600 prej të tyre janë shëruar.

Kështu, numri i rasteve aktive momentalisht është 11 mijë e 782.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat