Nuk u paguan gjatë pushimit të lehonisë, Ministria e Punës sqaron se pse ndodhi kjo

Aktuale

Nuk u paguan gjatë pushimit të lehonisë, Ministria e Punës sqaron se pse ndodhi kjo

Më: 13 dhjetor 2020 Në ora: 19:11
Foto ilustrim

Prej më shumë se dy muaj nuk janë procesuar disa pagesa nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, që iu referohen nënave të Kosoves të cilat janë në pushim të lehonisë.

E shqetësimin për këtë çështje së fundi e shprehën disa nëna të cilat janë në pritje të këtyre pagesave.

E gjithë kjo situatë thuhet të jetë shkaktuar si pasojë zyrtarja e Financave në kuadër të MPMP-së, Zyra për Punësim-Prishtinë,  ishte infektuar me koronavirus.

Ndryshe ministria në fjalë në bazë të ligjit obligohet që pagesat t’i kryej më së largu më datën 25.

Lidhur me këtë lajmi.net ka kontaktuar Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale të cilët kanë deklaruar se në muajin nëntor lista për pagesë ka qenë në numër më të vogël së në muajt e tjerë me përfituese të reja, gjithsej 49 përfituese, me arsyen e Zyrës së Punësimit –Prishtinë se zyrtarja që harton listën e Pushimit të Lehonisë ka qenë e infektuar me COVID-19 dhe s’kanë arritur të shqyrtojnë dokumentet përkatëse për përfitim.

“Në muajin nëntor lista për pagesë  ka qenë në numër më të vogël se muajt e tjerë me përfituese të reja të P.L (49 përfituese) me arsyen e Zyrës së Punësimit Prishtinë se zyrtarja që harton listën e Pushimit të Lehonisë dhe disa të tjerë kanë qenë të infektuar me Covid-19 dhe nuk kanë arritur të shqyrtojnë dokumentet përkatëse për përfitim. Prandaj është përcjell lista e përgjysmuar në numër. Pagesat për muaj janë realizuar në kohë më 23-24 të muajit,  për të gjithë përfitueset, të cilat janë vlerësuar me vendim  për të drejtën si  përfituese të pushimit të lehonisë  nga komisioni vlerësues”.

Gjithashtu sipas të njëjtëve, me 20-22 të muajit në vijim kur do të procedohet pagesa e radhës, ku do të përfshihet edhe forma retroaktive përfituese, që nuk ishte përfshirë në muajin nëntor, pra do të bëhet procesim i dy pagesave.

“Andaj për muajin në vijim konkretisht, më 20-22 do të procesohet pagesa e radhës, duke përfshirë në formë retroaktive përfitueset, që nuk kanë qenë të përfshira në muajin nëntor, d.m.th procesohet me dy pagesa”, u tha tutje në përgjigjen e MPMS.

Ndryshe gjatë periudhës së muajve janar-nëntor kanë përfituar 2 mijë e 920 përfituese të pagesës së pushimit të lehonisë, kurse buxheti i shpenzuar është 1.608.275.00 euro.

Gjatë periudhës janar- nëntor 2020 kanë përfituar 2.920 përfituese të pagesës së pushimit të lehonisë, ndërsa buxheti i shpenzuar është  1.608.275.00 euro.

Tre muajt e parë të pushimit të lehonisë pagesa bëhet nga punëdhënësi me kompensim prej 70% të rrogës bazës, kurse gjashtë muajt në vijim, pushim i lehonisë paguhet nga Qeveria e Kosovës me kompensim prej 50% të rrogës mesatare në Kosovë.

Në bazë të ligjit për pushimin e lehonisë neni 5 thuhet se gruaja e punësuar ka të drejtë, që ta zgjasë pushimin e saj të lehonisë edhe për tre muaj të tjerë pa pagesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat