Ish-komandanti i FSK-së: Asnjë pjesëtar i UÇK-së nuk e ka ditë që del i gjallë nga lufta

Aktuale

Ish-komandanti i FSK-së: Asnjë pjesëtar i UÇK-së nuk e ka ditë që del i gjallë nga lufta

Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 22:16
Kadri Kastrati

Ish-komandanti i FSK-së, Kadri Kastrati ka folur rreth aktakuzave të Gjykatës Speciale ndaj ish-eprorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ndër të tjerash, Kastrati ka thënë se edhe ai ka qenë i intervistuar në Hagë.

“Kam qenë edhe vetë i intervistuar në Hagë...Asnjë pjesëtar i UÇK-së nuk e ka ditë që del i gjallë nga lufta”, ka thënë ai.

Kastrati e ka cilësuar Gjykatën Speciale si të padrejtë dhe të njëanshme, duke thënë se nuk po dihet se kush ka kryer gjenocid.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat