Ngjarjet për ditën e sotme

Aktuale

Ngjarjet për ditën e sotme

Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 07:26
Ilustrim

- Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, me bashkëpunëtorë, do ta vizitojë Zonën Ekonomike në Budrigë të Vitisë. (Zona Ekonomike në Budrigë të Vitisë, ora 9:30)

- Mbahet seanca gjyqësore kundër Alber Ramadanit i cili akuzohet për vrasjen e Besart Hasanit. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 9:30)

- Ushtruesi i Detyrës se Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës Samedin Mehmeti raporton para Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes lidhur me zhvillimet e fundit në Policinë e Kosovës si dhe të gjeturat e raportit për vendin për vitin 2020 të Komisionit Evropian. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit diskuton me institucionet përgjegjëse të sektorit të Drejtësisë lidhur me adresimin e rekomandimeve të dala nga raporti i vendit për vitin 2020. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N-506, ora 10:00)    

- Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural organizon ceremoninë e nënshkrimit të kontratave të para të përfituesve të Programit për Zhvillim Rural 2020-21 në praninë e Kryeministri Avdullah Hoti. (Ambientet e Ministrisë së Bujqësisë, ora 10:30)  

-  Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e auditimit për Pasqyrat Vjetore Financiare të vitit 2019, për Posten e Kosovës me të ftuar, Kryesuesin e Bordit dhe Kryeshefin Ekzekutiv, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dega në Prizren Shaqir Totaj mban konferencën e radhës. (Selia e degës së PDK-së në Prizren, ora 11:00)

- Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj raporton para Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale lidhur me menaxhimin e situatës me Covid 19. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 13:00)

-  Komisioni për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike shqyrton planet e Performances për vitin 2021, të agjencive të pavarura që i raportojnë Komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 13:00)

-  Komisioni për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Infrastrukturë dhe Mjedis shqyrton planin e performancës për vitin 2021 nga Agjencia per menaxhimin e komplekseve memoriale te Kosoves dhe Autoritetit te aviacionit civil. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 13:00)

-  Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë interviston kryetarin e Sindikatës së pavarur të Fabrikës së Amortizatorëve në Prishtinë, Ramush Berisha. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 13:00)

- Në përmbylljen e Architech Festival do të promovohet botimi i katalogut si produk i “Architech Festival” i cili përmban të gjitha projektet e dala nga punëtoritë e festivalit. (Kino Armata, ora 15:00)

- Paraqitja e parë e Nasim Haradinajt në Gjykatën Speciale. (përmes transmetimit në Internet në https://www.scp-ks.org/sq/transmetim, ora 15:00)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat