“Duart e zhytura me gjak”, familja e Haki Imerit i reagojnë Klinakut: Pse keni frikë nga Specialja? Ja ku e keni hallin – te vrasjet  dhe shokët...

Aktuale

“Duart e zhytura me gjak”, familja e Haki Imerit i reagojnë Klinakut: Pse keni frikë nga Specialja? Ja ku e keni hallin – te vrasjet  dhe shokët...

Nga: N.Sh Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 17:50
Haki Imeri

Familja e veprimtarit të vrarë të LDK-së, pasluftës në Kosovë, Haki Imerit, i kanë reaguar Faton Klinkaut të OVL-UÇK-së.

Klinaku ka thënë se Gjykata Speciale nuk do t’i zbardhë vrasjet, ndërsa familja Imeri e pyet se atëherë kush i ndriçon ato vrasje?

Sipas familjes Imeri, Specialja do t’i ndriçon vrasjet, ndërsa halli i Klinakut është të shokët e tij që do të dalin urdhërdhënës dhe vrasës.

Lexojeni reagimin e familjes Imeri:

Aktakuza kundër liderëve "shpirtëror" te OVL po thonë që është konfirmuar dhe nëse është e vërtet, mirë është bërë.

Ata që pengojnë drejtësinë i kanë duart e zhytura në gjak, ky është konstatim logjik.

Një zëdhënës i OVL tha që vrasjet politike nuk i ndriçon Gjykata Speciale, atëherë kush i ndriçon ato z. Klinaku??

Sigurisht që do ti zbardh, dhe ti ke friken se kur i ndriçon të dalin shokët e tu edhe urdhërdhënës dhe vrasës këtu e ke ti hallin...

Juristi i madh i OVL Z. KLINAKU i cili tash ka mbetë zëri i veteraneve të rremë po na argëton me barcoletat e tij kur thotë: Gjykatës Speciale i ka skaduar afati ????

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat