Deputeti Fetah Rudi: Truprojat e Rexhep Selimit më plagosën dhe deshën të më vrasin

Aktuale

Deputeti Fetah Rudi: Truprojat e Rexhep Selimit më plagosën dhe deshën të më vrasin

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 00:59
Fetah Rudi dhe Rexhep Selimi

Deputeti i LDK’së, Fetah Rudi ka akuzuar shefin e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, se truprojat e tij e kanë bërë atentatin e tij për ta vrarë me 15 dhjetor të vitit 2000 në Arllat.

Rudi ka thënë ishin tre truprojat e Rexhep Selimit që i bën atentat për ta vrarë tek “Ura e Bytyqve” me një veturë e kuqe të markës “Opel Astra”, ku plumbat e shkrepura në veturën që gjendej ai e kapën atë në shpin dhe krahror.

Deputeti i LDK’së tha se pas atentatit ndaj tij, tre truprojat e Rexhep Selimit bën aksident me një kamion ku edhe vdiqën në vend.

Ai tha se pas aksidentit të tre truprojave të Rexhep Selimit, njërit nga viktimave i bie telefoni, meqë rast njëri nga policët që kishte arritur në vendin e ngjarjes hapi telefonin dhe ju ishte lajmëruar Rexhep Selimi, sipas tij Selimi e kishte pyetur se a është kryer puna, duke aluduar se a është vrarë Fetah Rudi me fjalë banale të cilat ai nuk i tha në emision për shkak të publikut.

Rudi tha se ka vizituar familjet e truprojave të Selimit dhe ja kanë konfirmuar se ata kishin punuar për të dhe se këtë ia patën konfirmuar edhe KFOR’i amerikan.

Ai tha po ashtu se edhe vet Aleksandar Lumezi, kryeprokurori i shteti ka thënë se arma që ka vrarë Xhemajl Mustafën ka plagosur edhe Fetah Rudin.

“Nuk kam nevoj me shku as aj nuk ka nevoj, derisa është përgjegjës, derisa truprojet e tina nuk janë, një njeri që ka qenë përgjegjës, një njeri që ka qenë ministër i Punëve të Brendshme, një njeri që në kohën e tij janë bë shumë vrasje dhe asnjëherë nuk janë dhënë përgjigje shkoj unë të flas me të, kur kam marr vesh se truprojet e tij më kanë plagos, jo”, tha Rudi, kur u pyet nga gazetari nëse është takuar ndonjëherë me Rexhep Selimin.

“Këta e kanë thënë KFOR’i amerikan dhe e ka thënë prokurori Aleksandar Lumezi, edhe polici është gjallë”, tha Rudi.

“Kur më kanë plagos mu tek “Ura e Bytyçve” kanë hyrë diku ka Kleçka, Tërpeza dhe kanë dal atje, kanë bërë sudar në Myzeqin me një shliper, mirëpo çfarë është tjetra se tani nuk është as shliperi as personi, as informata ku janë dhe pse ka ndodhur aksidenti”, tha Rudi.

“Një kohë njerëzit nuk kanë guxu të afrohen, ka mbetur një telefon tu thirr aty, e kap një polic telefonin aty dhe lajmërohet, thotë kush është, thotë Rexhep Selimi, i thotë a e krytet atë punën mfal shprehje, po thotë e krytëm po me kanë po foli, thotë me Rexhep Selimin”, tha Rudi.

“Këta janë varrosur dhe i kanë parë që janë shpërbly me mirënjohje nga qeveria e përkohshme, këta të tretë kanë qenë truproja të Rexhepi Selimit, truproja të ministrit të rendit aso kohe”, tha Rudi.

“Familjet nuk ma kanë thënë, familje më kanë thënë që kanë qenë vetëm truproja të Rexhep Selimit dhe kanë bërë aksident me 15 dhjetor në Myzeqin”, tha Rudi në Kanal 10.

“Ata e dinë, herën e parë nuk është kry herën e dytë është kry, revolen me të cilën jam plagos është gjetur në vendin e ngjarjes dhe polici që e ka gjet atë e ka një polic ku është fshehur revolja, nuk është dhënë asnjë lajm në lidhje me këtë. Arma e njëjtë që e ka vra Xhemajl Mustafën, e ka plagos edhe Fetah Rudin ka thënë Aleksandar Lumezi”, tha Rudi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat