Ambasadori italian informohet nga kryeprokurori për luftën ndaj krimit e korrupsionit

Aktuale

Ambasadori italian informohet nga kryeprokurori për luftën ndaj krimit e korrupsionit

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 10:57
Pamje nga takimi

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka pritur në takim Ambasadorin e Italisë në Kosovë, Nicola Orlando.

Ata diskutuan çështje me interes të përbashkët institucional, përfshirë mbështetjen e Italisë për forcimin e sundimit të ligjit në Kosovë dhe për mbështetjen institucionale të investimeve të ndërsjella.

Kryeprokurori e njoftoi Ambasadorin për progresin e sundimit të ligjit në Kosovë dhe çështjet thelbësore me të cilat ende duhet të përballen, veçanërisht në lidhje me luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Ambasadori Orlando konfirmoi gatishmërinë për të forcuar më tej bashkëpunimin dypalësh në këta sektorë.

Në fund të takimit, kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, falënderoi ambasadorin e Italisë, Nicola Orlando, për vizitën, mbështetjen dhe interesin e treguar për institucionin e Prokurorit të Shtetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat