Veliu priti në takim lamtumirës shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu

Aktuale

Veliu priti në takim lamtumirës shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 16:22
Pamje nga takimi

Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Agim Veliu ka pritur në takim shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu.

Në këtë takim ministri Veliu falënderoi ambasadorin Braathu dhe Misionin e OSBE-së në Kosovë për angazhimin dhe bashkëpunimin e tyre në ndërtimin e institucioneve dhe demokratizimin e tyre si dhe për përkrahjen e vazhdueshme që ka dhënë për Ministrinë e Punëve të Brendshme në fushën e sigurisë dhe ngritjen e kapaciteteve të agjencioneve.

Ambasadori Braathu poashtu falënderoj ministrin Veliu për gatishmërinë e tij të bashkëpunimit në mes të OSBE-së dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe në përgjithësi organeve të sigurisë në vend

 Braathu siguroi atë që ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat