​Balaj-Halimaj jep detaje për mbledhjen e përbashkët Kosovë-Maqedoni

Aktuale

​Balaj-Halimaj jep detaje për mbledhjen e përbashkët Kosovë-Maqedoni

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 20:15
Foto gjatë takimit

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Albulena Balaj Halimaj ka takuar sot në Shkup, zëvendëskryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, më të cilin ka biseduar për organizimin e mbledhjes së përbashkët ndërmjet dy qeverive, e cila do të mbahet më 25 janar të vitit të ardhshëm.

Balaj Halimaj ka thënë se bashkërisht u dakorduam për një numër të konsiderueshëm të marrëveshjeve që do të nënshkruhen në këtë mbledhje, nga të cilat do të përfitojnë qytetarët e dy vendeve dhe bizneset.

“Po punojmë shumë që më 25 janar të nënshkruhet në mënyrë solemne marrëveshja për një pikë të përbashkët kufitare. Po ashtu, do të ketë një marrëveshje për studim fizibilitetit të rrugës Prizren-Tetovë, si dhe marrëveshje tjera në fushën e arsimit, kulturës, rinisë dhe turizmit. Jam jashtëzakonisht e kënaqur që në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut ekziston vullnet shumë i madh për të bashkëpunuar me Kosovën si dy vende fqinje”, ka shkruar ai në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat