Gashi: Deshëm apo nuk deshëm, vendi shkon në zgjedhje nëse s’ka marrëveshje për presidentin

Aktuale

Gashi: Deshëm apo nuk deshëm, vendi shkon në zgjedhje nëse s’ka marrëveshje për presidentin

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 23:38
Arben Gashi

Shefi i grupit parlamentar i LDK-së, Arben Gashi, ka përsëritur qëndrimin e kësaj partie, se nëse nuk arrihet të zgjidhjet çështja e presidentit, vendi sipas Gashit, do të shkojë në zgjedhje..

“Nëse s’ka marrëveshje për presidentin, deshëm apo nuk deshëm, vendi duhet të shkojë në zgjedhje. Ne duhet të fillojmë për këtë çështje dhe kemi afat deri gjashtë muaj”, ka thënë Gashi në T7.

Gashi ka komentuar edhe sondazhet e fundit, për të cilat, sic ka thënë Gashi, i bënë Vetëvendosja.

“Kemi pasur qeverinë Kurti që çdo vendim e ka bërë sondazh, vendi nuk qeveriset kështu. Qeveria dëshiron lidership, që merr vendime të mëdha. Nuk duhet të dominojë demokracia e sondazheve”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat