​Zemaj: Nuk lejoj që projekti Përkrahja e sistemit shëndetësor në Kosovë të jetë peng i neglizhencës

Aktuale

​Zemaj: Nuk lejoj që projekti Përkrahja e sistemit shëndetësor në Kosovë të jetë peng i neglizhencës

Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 18:53
Foto nga takimi

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj dhe ambasadori i Italisë në Prishtinë Nicola Orlando sot gjatë një takimi online kanë diskutuar mbi vazhdimin e implementimit të projektit “Përkrahja e sistemit shëndetësor në Kosovë”, projekt i financuar nga Qeveria italiane.

Projekti ka filluar në vitin 2009 dhe në mars të vitit 2010 është aprovuar buxheti me vlerë 3 milionë e 69 mijë e 900 euro, por që ka ngecur implementimi i tij.

Investimet që do të bëhen me këtë projekt synojnë ngritjen e kapaciteteve për Klinikën e Kardiokirurgjisë dhe Infeksionet Intra-spitalore.

Gjatë takimit u qartësua për zhvillimin tutje të këtij projekti me rëndësi të veçantë.

“Nuk do të lejoj që projekti “Përkrahja e sistemit shëndetësor në Kosovë” të jetë peng i neglizhencës”, ka shkruar ministri Zemaj në një postim në Facebook. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat