Festat e fundvitit/Ministri nuk e përjashton që masat anti-covid të shtrëngohen

Aktuale

Festat e fundvitit/Ministri nuk e përjashton që masat anti-covid të shtrëngohen

Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 22:44
Armend Zemaj

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj thotë se pavarësisht rënies së numrit të të infektuarve me Covid-19, aktualisht s’do të ketë lehtësim të masave.

“Edhe ketë javë do të vazhdojmë me masat e njëjta”, thotë Zemaj.

“Duhet ta shtojmë kujdesin, ta rrisim vigjilencën’, shtoi ai për rtv21.

Por Zemaj nuk e mohon mundësinë që në javët në vijim të ketë shtrëngim të masave për shkak të festave.

“Mund të kemi qasje, nëse e shohim që rreziku i rritjes së infeksionit të rritet”, thotë Zemaj.

“Nuk është vit normal ku ne shkojmë, festojmë e grumbullohemi. Thirrja jonë është që të festohet në shtëpi. Grumbullimi nuk duhet të jetë temë dhe agjendë e asnjërit prej nesh”, shtoi ministri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat