S’ka virus për Shpëjtim Bulliqin, festë e qef në një restorant me disa këngëtar të njohur

Aktuale

S’ka virus për Shpëjtim Bulliqin, festë e qef në një restorant me disa këngëtar të njohur

Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 23:23
Bulliqi në Podujevë

Kryetari i sapozgjedhur i Podujevës si duket po e sfidon virusin së bashku me disa këngëtar të njohur të skenës muzikore.

Media ka siguruar disa fotografi ku Bulliqi shihet duke festuar në një restorant në Podujevë së bashku me Afrim Muqiqin, Naim Abazin e këngëtar të tjerë të njohur të skenës muzikore.

Nuk dihet nëse ky është ndonjë aheng apo xhirime të Vitit të Ri, por me rregullat e tanishme të qeverisë së Kosovës anti-Covid nuk lejohet që mbi 5 persona të mblidhen në ambiente të mbyllura.

Gjithashtu, është e obliguar maska dhe distanca prej dy metra, por asnjëra nga këto masa nuk është respektuar nga kryetari i Podujevës.

Kjo ngjarje po ndodh në restorant Ora i cili gjendet afër kufirit në Merdare e gjithashtu media mëson se është restoranti i vëllaut të deputetit të LDK-së, Visar Hotit. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat