Pamjet flasin vet! Shikojeni tradhtinë e Hashim Thaçit që i bëri Kosovës

Aktuale

Pamjet flasin vet! Shikojeni tradhtinë e Hashim Thaçit që i bëri Kosovës

Nga: N.Sh Më: 19 dhjetor 2020 Në ora: 16:07
Hashim Thaçi

Lumi Ibër, ndan një pjesë të Kosovës.

E kjo ndarje është bërë qysh në vitin 1999, atëherë kur kur “komandantët” e UÇK-së, harruan Mitrovicën.

Edhe pas tërë këtyre viteve që kaluan, sot Mitrovica është përsëri e ndarë, madje më keq se që kanë pretenduar liderët politik dikur, e në veçanti ish-presidenti Hashim Thaçi.

Tash në veri po lulëzon krimi i organizuar dhe korrupsioni. Atje më nuk pyetet Kosova. Veriun e kontrollojnë grupet kriminale serbe.

Serbia në veri po ndërton shtëpi e pallate për serbët, e Kosova vetëm po shikon nga bregu i lumit Ibër.

Ndarja në veri ndodhi me të përfunduar lufta dhe me hyrjen e forcave të KFOR-it në Kosovë, përkatësisht me pozicionimin e forcave të ushtrisë franceze në veri të vendit,

Në një video që ka qarkulluar tash e sa vjet në rrjetet sociale shihet marshi i shqiptarëve për të kaluar urën e Ibrit, pengimi i këtij marshi nga ushtarët francezë dhe premtimi i Hashim Thaçit dhe i Kadri Veselit se, Mitrovica do të jetë një qytet i bashkuar.

Ne sot, po e publikojmë edhe një herë deklaratën e Hashim Thaçit e realizuar në vitin 1999 në Mitrovicë para masës së pakënaqur të shqiptarëve të cilët nuk po lejoheshin të shkojnë në shtëpitë e tyre.

Thaçi aty kishte shkuar ta qetësonte masën e mbledhur të mjekëve të spitalit, të cilën dëshironin të shkonin në vendet e tyre të punës pasi pengimin e tyre po e bënte ushtria dhe policia franceze.

Thaçi pastaj doli në një foltore të improvizuar. Në krahun e tij të djathtë po qëndronte edhe Kadri Veseli. Ai i tha masës që të qetësohen se gjithçka do të rregullohet.

“Me vjen shumë mirë që sot takohemi në Mitrovicë, për të cilën kemi luftuar. Ne kemi ardhur këtu bashkë me zotin Demilio për të biseduar me ju, po ashtu për të biseduar edhe me palën serbe përtej urës. Ne e kaluam urën, shkuam në spital, i kemi dërguar njerëzit tanë, kanë filluar punët. Ne kemi të interesuar që gjithçka ta rregullojmë në bashkëpunim të ngushtë me bashkësinë ndërkombëtare, dhe do ta rregullojmë”, kishte deklaruar Thaçi.

Kur masa brohoriste “UÇK, UÇK…, UÇK”, Thaçi ua bënte me dorë që të qetësoheshin.

Thaçi më tej kishte deklaruar se problemet do t’i zgjidhin ashtu siç u ka hije shqiptarëve, me një kulturë dhe disiplinë.

“Ne gjithmonë kemi qenë të interesuar që çdo problem ta zgjidhim ashtu qysh vërtet na ka hije, me një disiplinë, me një kulturë. Ne edhe kemi luftuar me kulturë, por edhe do të kthehemi në objektet dhe do ta ndërtojmë jetën me një kulturë të mirëfilltë qytetare, jo vetëm shqiptare, por demokratike botërore”, kishte vazhduar tutje Thaçi.

Thaçi kishte premtuar se në veri dhe në gjithë Kosovën do të mund të jetojnë serbët të cilët nuk kanë bërë krime.

“Ne duhet ta kuptojmë se në Mitrovicë duan të jetojnë edhe serbët të cilët nuk kanë bërë krime, ata të cilët nuk kanë vrarë njerëz. Kosova është e kosovarëve dhe do të jetojmë këtu”, kishte thënë tutje Thaçi asokohe para njerëzve të cilët po ballafaqoheshin me forcat franceze të sigurisë.

Por ende po ndodh e kundërta e asaj që e kishte premtuar Thaçi. Në veri të Mitrovicës thuhet se jetojnë dhe veprojnë kriminelë serbë të cilët janë të paprekshëm.

Ndër tjera, gjatë asaj paraqitjeje të Thaçit më 1999, kishte kërkuar nga popullata që të kenë besim në udhëheqjen e tyre, duke u premtuar se do t’i kthejnë nëpër shtëpitë e tyre.

“Keni besim në udhëheqjen tuaj që e udhëhoqën luftën, keni besim edhe në udhëheqjen e tashme tuajen që do t’ju kthejnë në institucionet tuaja, në ndërtesat tuaja, në shtëpitë tuaja, do t’jua ndërtojmë edhe shtëpitë, do ta kthejmë tërë popullin që është shpërngulur në Shqipëri e Maqedoni. Por keni besim sepse duhet të punojmë ngushtë hap pas hapi me bashkësinë ndërkombëtare”, kishte thënë Thaçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat