Shkëlzen Gashi: Kështu ua ktheu Rugova banorëve që i treguan se i gjithë fshati do ta votojë atë

Aktuale

Shkëlzen Gashi: Kështu ua ktheu Rugova banorëve që i treguan se i gjithë fshati do ta votojë atë

Nga: D.RR Më: 20 dhjetor 2020 Në ora: 22:58
Shkëlzen Gashi

Ish këshilltari i Albin Kurtit, Shkëlzen Gashi ka shkruar në Facebook se politikanët në Kosovë janë në gjendje të bëjnë gjithçka për një grusht vota.

Ai thotë se në këtë pikë dallonte Ibrahim Rugova.

Gashi tregon një rast kur në një fshat të Kosovës i kishin thënë Rugovës se i gjithë fshati do ta votonte atë, ndërsa ai ua kishte kthyer, “ju lutem-ju lutem, votoni edhe për këta tjerët se jemi në demokraci”.

“Politikanët në Kosovë janë në gjendje me ba gjithçka për një grusht vota. Për hatër të vërtetës, në këtë pikë Rugova dallonte. Kur fill mbas lufte në një katund të Kosovës i kishin thanë: «President, krejt katundi ka vendosë me votu per ty», ai ua kishte kthy: «ju lutem-ju lutem, votoni edhe për këta tjerët se jemi në demokraci»”, ka shkruar Gashi në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat