Pacolli u bën apel partive politike: Kandidoni me vizion dhe jo me urrejtje e inate

Aktuale

Pacolli u bën apel partive politike: Kandidoni me vizion dhe jo me urrejtje e inate

Nga: A.Morina Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 22:36
Behgjet Pacolli

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka reaguar pas vendimit të Kushtetueses se vota e Etem Arifit nuk është e ligjshme dhe vendi duhet të shkojë në zgjedhje.

Pacolli bëri apel tek partitë politike ta respektojnë për vendimin e sotëm për të shkuar në janar në zgjedhje.

"Unë u bëj thirrje të gjitha partive që të kandidojnë me një vizion që e bën Kosovën më mire se sot dhe jo me urrejtje dhe inate" shkroi Pacolli në facebook, përcjell "Bota sot".

Postimi i plotë

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka konfirmuar se vota e një deputeti nuk është e ligjshme dhe vendi duhet të shkojë në zgjedhje. Këto janë kohërat më sfiduese politikisht të Kosovës, dhe tani ne kemi nevojë për pjekuri dhe respekt për vendimin e sotëm për të shkuar në janar në zgjedhje.

Unë u bëj thirrje të gjitha partive që të kandidojnë me një vizion që e bën Kosovën më mire se sot dhe jo me urrejtje dhe inate.

Ne kemi nevojë për qartësi, prosperitet dhe stabilitet për Kosovën tani më shumë kurrë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat