Flet Daut Haradinaj, kjo është deklarata e tij pas rrëzimit të Qeverisë Hoti

Aktuale

Flet Daut Haradinaj, kjo është deklarata e tij pas rrëzimit të Qeverisë Hoti

Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 23:13
Ramush Haradinaj dhe Daut Haradinaj

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj ka folur për vendimin e Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e Qeverisë Hoti.

Ai ka theksuar se AAK do ta respektoj këtë vendim të Gjykatës Kushtetuese, derisa ka shtuar se të njëjtën gjë e pret edhe nga partitë tjera.

Gjykata sot ka marrë vendim ta shpallë jokushtetuese zgjedhjen e Qeverisë Hoti.

Sipas vendimit të kësaj gjykate, thuhet se dikush që është i denuar me vepër penale me një vendim gjyqësor nuk mund të jetë kandidat pë deputet të Kosovës.

Qeveria sipas kësaj Gjykate do qëndrojë në detyrë deri sa të zgjedhjet Qeveria e re, me zgjedhje të reja.

Me këtë vendim Kushteutesja thotë se Kuvendi i Kosovës nuk është në pajtim me Kushteutën e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat