Gastronomët kërkojnë zgjatje të orarit për festa, kjo është përgjigja e Zemaj

Aktuale

Gastronomët kërkojnë zgjatje të orarit për festa, kjo është përgjigja e Zemaj

Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 23:31
Armend Zemaj

Gastronomet e Hotelierët kanë kërkuar që të zbuten masat me rastin e festave të fundvitit.

Është koha që e presin gjatë tërë vitit.

Madje edhe me ardhjen e mërgimtarëve, kafenetë e kryeqytetit, nuk janë të mbushura si në vitet e kaluara.

E orari i punës, iu përfundon në orën 19:00, kur edhe fillon ora policore.

Për këtë, nga Shoqata e Gastronomeve, po kërkojnë që ky orar, të zgjatët më rastin e festave të fundvitit.

Sipas Vranicës, kjo është periudha të cilën gastronomet e presin gjatë gjithë vitit.

E kërkesa të njëjta më ta, kanë edhe në Odën e Hotelerisë së Kosovës.

Sogojeva madje thotë, që masat aktuale anti covid, vetëm sa po shërbejnë në grumbullimin e qytetarëve para orës 19:00.

E për këtë temë të hënën foli edhe ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.

Përmes një konference për media, ky siguroi se nuk do të ketë mbyllje totale.

Por, nuk dha detaje nëse do të ketë masa të reja në fundvit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat