Flasin nga VV: Vendimi i Kushtetueses nuk e pengon kandidimin e Albin Kurtit për deputet

Aktuale

Flasin nga VV: Vendimi i Kushtetueses nuk e pengon kandidimin e Albin Kurtit për deputet

Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 23:50
Albin Kurti

Këshilltari ligjor në Lëvizjen Vetëvendosje, Adnan Rrustemi ka thënë se kanë qenë të bindur se dekreti për Qeverinë Hoti ka qenë i padrejtë.

I pyetur nëse ky vendin ia pamundëson Albin Kurtit kandidimin në zgjedhjet e ardhshme Rrustemi është përgjigjur.

“Është një interpretim i gabuar nga disa. Zoti Kurti ka qenë i dënuar me kusht. Dënimi me kusht në bazë të Kodit Penal nuk ka efekte dhe pasoja juridike”, tha Rrustemi.

Rrustemi thotë se thelbi i vendimit të Kushtetueses ka të bëjë me ata që janë dënuar me 1 vit e më shumë më burg.

I pyetur nëse Gjykata Kushtetuese konsiderohet edhe tash e kapur, Rrustemi është përgjigjur.

“Gjykata kushtetuese ka nxjerr aktgjykime të padrejta shumë herë, por aktgjykimi i sotëm konfirmon se vendimi i Presidentit për dekretimin e Hotit ishte i padrejtë…Për ne aktgjykimet e padrejta mbeten të tilla dhe duhet të trajtohet specifikisht secili rast dhe secili akt, pastaj marrin kuptim në raste të caktuara”, tha ndër të tjera Adnan Rrustemi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat