Enver Hasani: Vendimi i Kushtetueses i çuditshëm, i ndalon kandidimin çdokujt që është dënuar në tri vitet e fundit

Aktuale

Enver Hasani: Vendimi i Kushtetueses i çuditshëm, i ndalon kandidimin çdokujt që është dënuar në tri vitet e fundit

Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 00:03
Enver Hasani dhe Albin Kurti

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani ka komentuar vendimin e Kushtetueses për votën e deputetit Etem Arifi.

“Në aspektin profesional, vendimi është shumë i çuditshëm. Ky vendim i ndalon çdokujt kandidimin nëse ka qenë i dënuar në tre vitet e fundit”, tha ai.

Hasani thotë se nuk është e vërtet ajo që thotë Kushtetuesja në raport me Komisionin e Venecias. Sipas tij ky komision nuk ka konstatuar asnjëherë ato që po i thotë Kushtetuesja.

“Gjykata Kushtetuese ka dhënë vendim dënues. Këtë mund ta bëjë vetëm Gjykata Penale”.

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese thotë se Albin Kurti mund të kandidojë për kryeministër të vendit por jo edhe për deputetë të Kuvendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat