Kelmendi: Katër postet kryesore të shtetit në hava, veç Kryetarja e Kushtetueses me shtagë në dorë

Aktuale

Kelmendi: Katër postet kryesore të shtetit në hava, veç Kryetarja e Kushtetueses me shtagë në dorë

Nga: G.B Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 00:23
Adriatik Kelmendi

Edhe Adriatik Kelmendi ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se katër postet kryesore të shtetit janë në hava, përcjell Bota sot.

Kelmendi ka thënë se vetëm kryetarja e Gjykatës Kushtetuese me shtagë në dorë.

Kjo, pasi ai ka thënë se pasi po shkojmë në zgjedhje, parlamenti shpërbëhet - vendi mbetet pa Kryetar të Parlamentit, posti i presidentit është me ushtrues detyre, pasi vendimit të gjykatës vendi është dhe pa kryeministër dhe së fundmi është shkarkuar edhe shefi i AKI-së.

Postimi i tij i plotë:

D.m.th pasi që po shkojmë në zgjedhje parlamenti shpërbëhet - vendi mbetet pa Kryetar të Parlamentit.

Pasi që Presidenti i zgjedhur u thirr në Hagë - vendi është pa President, por me u.d. President.

Pasi që Gjykata Kushtetuese dha verdiktin - vendi mbetet pa Kryeministër, por me Kryeministër në detyrë.

Pasi që Kryeministri dhe u.d. Presidentja e shkarkuan drejtorin e AKI-së - vendi mbetet pa drejtor të shërbimit inteligjent.

Katër postet kryesore të shtetit në hava! Veç Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese me shtagë në dorë!

Kosova sui generis.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat