Vjen edhe paralajmërimi i pakëndshëm: Rrezikojmë destabilizim total në pranverë

Aktuale

Vjen edhe paralajmërimi i pakëndshëm: Rrezikojmë destabilizim total në pranverë

Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 02:04
Kuvendi i Kosovës

Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, thotë se presidentja duhet të kërkojë votimin e buxhetit për vitin e ardhshëm përndryshe rrezikojmë destabilizim social.

Ai shkruan:

Presidentja në detyrë duhet të kërkojë votimin e buxhetit para se të shkojmë në zgjedhje. Përndryshe rrezikojmë destabilizim total në pranverë!

Gjykata Kushtetuese në orët e mbrëmjes ka marrë vendim që vendi të shkojë në zgjedhje. Vota e deputetit Etem Arifi është shpallur e pavlefshme dhe kësisoj edhe Qeveria Hoti nuk është më legjitime.

Pas këtij aktgjykimi pritet që vendi të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme brenda 40 ditësh nga data e shpalljes së tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat