Pas takimit me Osmanin, LDK propozon datën për zgjedhje

Aktuale

Pas takimit me Osmanin, LDK propozon datën për zgjedhje

Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 07:28
Pamje nga takimi

(E plotësuar 15:56) - ​Memli Krasniqi thotë se fundi i janarit është data më e përshtatshme për zgjedhje

Memli Kransiqi nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), pas takimit me ushtruesen e detyrës së postit të presidentit të vendit, Vjosa Osmani, tha se PDK pret që data e zgjedhjeve të shpallet sa më parë brenda harkut kohor që e mundëson aktgjykimi i Kushtetueses.

“Besojmë qe fundi i janarit është datë e përshtatshme, presim që Gjykata Kushtetuese sa më parë të publikojë aktgjykimin e plotë në mënyrë që të jetë i plotfuqishëm, dhe besojmë që është e domosdoshme që mos të humbet kohë”, tha Krasniqi.

Osmani takoi përfaqësues të partive politike për t’u konsultuar rreth datës së zgjedhjeve, pasi që Kushtetuesja mori vendim që Qeveria Hoti është zgjedhur në mënyrë jo legjitime. 

***

Ushtruesja në detyrë e postit të presidentit, Vjosa Osmani ka nisur takimin me përfaqësuesin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.

Takimi ky që po mbahet për konsultim të datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme, pasi që mbrëmjen e së hënës Gjykata Kushtetuese mori vendim që Qeveria Hoti është zgjedhur në mënyrë jo legjitime.

Para këtij takimi Osmani takoi kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, e më pas edhe përfaqësuesin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arban Abrashi. 

***

Në takimin e parë konsultues që Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) e ka mbajtur me ushtruesen e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani rreth mbajtjes se zgjedhjeve të jashtëzakonshme, kjo parti ka propozuar që ato të mbahen pasi Kuvendi i Kosovës të miratojë ligjin për buxhetin e vitit të ardhshëm.

Përfaqësuesi i LDK-së në ketë takim, ministri Arban Abrashi tha se LDK do të garojë e vetme në zgjedhjet që pritet të mbahen së shpejti.

Abrashi tha se LDK është e gatshme për zgjedhje.

Abrashi: E kemi përmendur 7 shkurtin si datë të zgjedhjeve

“E kemi përmend janarin edhe më herët, gjithsesi në kuadër të këtij konteksti qe mos të hyjmë dhe mos t’i kalojmë kufijtë kushtetues sepse është e paqartë çka ndodhë pastaj. Datat të cilat sot i kam përmend, ka qenë 7 shkurti. Sidoqoftë ky është takim preliminar besoj që në takimet pas aktgjykimit të plotë e caktojmë më saktë datën. Sa i përket zgjedhjeve në parti ende nuk e kemi diskutuar, por orientimet janë që të shkojmë vetëm në zgjedhje”, tha Abrashi derisa nuk tregoi emrin e kandidatit për kryeministër”, tha ai pas takimit.

Abrashi shtoi se rëndësia e miratimit të buxhetit është e rëndësisë së madhe për qytetarët.

Abrashi: Ligji për buxhetin të kalojë shpejtë, pastaj të shkojmë në zgjedhje

“Duhet të gjejmë fuqi politike, skena politike që të miratojmë edhe buxhetin e vitit 2021, kjo ka rëndësi dhe peshë të madhe për secilën familje në Kosovë, sepse ky buxheti i vitit të ardhshëm është i lidhur edhe për ligjin për rimëkëmbje, është i lidhur me pagat dhe pensionet e gjithsesi nëse na duhet si shtet edhe me blerje të vaksinave. Andaj ekziston një urgjencë që të veprohet shpejtë që ligji për buxhetin të kalojë shpejtë në mënyrë që pastaj të hyjmë në proces zgjedhor. E mira e kësaj është që aktgjykimin plotë ende nuk është bërë publik në gazetë zyrtare andaj i kemi edhe disa ditë dhe kjo mund te shfrytëzohet si mundësi e mirë që të shfrytëzojë si mundësi e mirë qe të kalojë buxheti dhe të garantohet stabilitetin financiar i vendit edhe pas marsit”, tha ai.

Takimet e Osmanit me partitë politike sot po mbahen pasu Gjykata Kushtetuese e ka shpallur të pavlefshëm votimin e Qeverisë Hoti dhe ka kërkuar zgjedhje të reja.

***

Osmani nis takimin me Abrashin e LDK-së

Presidentja në detyrë pasi takimit që pati me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, tani ka nisur takimin edhe me Arban Abrashin i cili po përfaqëson Lidhjen Demokratike të Kosovë (LDK).

Takim që po mbahet për t’u konsultuar rreth mbajtës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme, pasi që Gjykata Kushtetuese mbrëmjen e së hënës ka vendosur pro kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje rreth vlefshmërisë së votës së deputetit Ehtem Arifi për zgjedhjen e Qeverisë Hoti, me çka edhe zyrtarisht vendi do të shkojë drejt zgjedhjeve të reja të parakohshme.

Vota e deputetit Etem Arifi që ishte vendimtare për zgjedhjen e Qeverisë Hoti më 3 qershor.

Kushtetuesja ka konstatuar se, në bazë të nenit 71.1 të Kushtetutës të Republikës së Kosovës, në ndërlidhje me nenin 29.1 (q) të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, personi i dënuar për vepër penale me një vendim gjyqësor të formës së prerë në tri (3) vitet e fundit, nuk mund të jetë kandidat për deputet e as të fitoj mandat të vlefshëm në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

***

A do të bashkohet me Vjosa Osmanin në zgjedhje, flet Albin Kurti

Kreu i LVV-së, Albin Kurti është takuar sot me u.d e presidentit, Vjosa Osmanin.

Pas takimit, mediat e kanë pyetur Kurtin nëse në zgjedhjet e ardhshme do të bashkohet në një listë zgjedhore me Vjosa Osmanin.

Megjithatë, Kurti shton se në takimin e sotëm nuk kanë diskutuar për këtë çështje.

“Unë sot kam pasur takim me u.d të presidentit, nuk kemi diskutuar çështje politike elektorale”, ka thënë ai.

Ish-kryeministri është pyetur gjithashtu për emrin që subjekti që ai udhëheq do ta propozojë për kryeministër.

Kurti thotë se ky vendim merret në Këshill të Përgjithshëm.

“Si subjekt politik që jemi të parët pa dyshim që do të jemi shumica e ardhshme, shumica që na mbështet sot do të jetë shumicë edhe në Kuvend, formalizimi e qoftë kandidati për kryeministër bëhet në Këshill të Përgjithshëm”, tha ai.

***

Kurti për kryeministër: po pres aktgjykimin e plotë të kushtetueses

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është deklaruar për medie pas takimit të zhvilluar me ushtruesen e detyrës së Presidentes, Vjosa Osmanin, që e ftoi atë për të diskutuar lidhur me datën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, njofton Insajderi.

Kurti tha se nuk kanë diskutuar për një datë konkrete, por që ka kërkuar nga Osmani një datë sa më të hershme.

I pyetur nëse do të kandidojë për kryeministër në zgjedhjet e ardhshme nacionale, Kurti tha se po e pret aktgjykimin e plotë të Gjykatës Kushtetuese, e më pas edhe të dalin me vendime konkrete si parti.

“Nuk kemi folur për një datë konkrete, por kemi diskutuar që për një datë sa më të afërt të afatit kohor të mbahen zgjedhjet. Sa I përket hollësive që I ka përmendur Gjykata Kushtetuese, duhet të presim për aktgjykimin e plotë, e më pas do të dalim edhe ne me një deklaratë konkrete. Më në fund morëm një përgjigje nga Kushtetuesja pas gjashtë muajsh, prandaj nuk kemi kohë që të humbim dhe shprehëm interesimin për një datë sa më të hershme”, ka thënë Kurti.

Kurti u pyet edhe nëse do të jetë Osmani pjesë e listës së VV-së në këto zgjedhje, por refuzoi të përgjigjej duke thënë se këtu ishte në Presidencë, andaj nuk kanë diskutuar për çështje politike.

“Unë sot kam pasur takim me ushtruesen e detyrës së Presidentes së Kosovës dhe nuk kemi diskutuar për çështje politike elektorale”, ka thënë Kurti. 

***

Ka përfunduar takimi mes Albin Kurtit dhe U.D të Presidencës, Vjosa Osmani.

Kurti ka thënë se nuk kanë folur për një datë të caktuar për zgjedhjet e parakohshme dhe se kërkon sa më shpejt të jetë e mundur.

Kreu i LVV-së ka thënë ende nuk ka pranuar zyrtarisht vendimin e Gjykatës Kushtetuese vetëm janë njoftuar nga mediat dhe pas marrjes së vendimit do të dalin me një qëndrim.

I pyetur se a do të jetë kandidat për kryeministër, ai ka thënë se do vendos këshilli i LVV-së për emërin por edhe koalicionet e mundshme.

Ai nuk ka preferuar të flas për një bashkëpunim të mundshëm mes LVV dhe iniciativës së re të Vjosa Osmanit, sic u shpreh kjo pasi u takua me ud. E presidencës.

***

Tashmë ka nisur takimi ndërmjet Osmani dhe liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Osmani në orën 14.00 do të ketë takim me Lidhjen Demokratike të Kosovës, në orën 15.00, Partinë Demokratike të Kosovës, ndërsa në orën 16.00, Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

Të mërkurën, Osmani do të vijojë takimet me përfaqësuesit e subjekteve të tjera politike. 

***

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje ka mbërritur në Presidencë, ku po e pret ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani për të diskutuar lidhur me datën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Kurti është parë duke zbritur nga vetura dhe duke u futur me shpejtësi në Presidencë. Ai është i pari nga liderët e partive politike që do të takohet me Vjosa Osmanin pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtuese që urdhëroi shkuarjen në zgjedhje.

Pas Kurtit, Osmani do të takohet me një përfaqësues nga LDK-ja, pastaj me nënkryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi dhe në fund të ditës me Besnik Tahirin nga AAK-ja.

***

Memli Krasniqi sot në takim te Vjosa Osmani, PDK: Jemi më se të gatshëm për zgjedhje

Memli Krasniqi nga PDK do të marrë pjesë në takimin me ushtruesen e detyrës së Presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani.

Takimi mes tyre për të folur për datën e re të zgjedhjeve është paraparë të nisë nga ora 15:00.

Zëdhënësi i këtij subjekti politik, Avni Bytyqi, ka thënë se ata janë më se të gatshëm për zgjedhje.

“PDK është më se e gatshme për zgjedhje. Ne do të garojmë me kandidatin, listën dhe programin më të mirë për qytetarët”, është shprehur Bytyqi.

Ramush Haradinaj e çon Besnik Tahirin në takim me Vjosa Osmanin

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovë (AAK) i është përgjigjur ftesës së Ushtrueses së Detyrës së Presidentit, Vjosa Osmani, për takim për tu dakorduar për caktimin e zgjedhjeve të reja të parakohshme në vend.

AAK-në në këtë takim pritet që ta përfaqësoj sekretari i përgjithshëm i partisë, Besnik Tahiri.

Lajmi është konfirmuar nga anëtari i AAK-së, Rasim Selmanaj.

“Ne patëm një takim. Aty u dakorduam që në takimin me u.d e Presidentit, AAK-në ta përfaqësoj sekretari Besnik Tahiri”, ka thënë Selmanaj për media vendore.

Takimi mes Osmanit dhe Tahirit është paraparë që të mbahet nga ora 16:00 e kësaj se marte.

***

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se do të marr pjesë në takimin e thirrur nga U.D e Presidentit, Vjosa Osmani, ku pritet të dakordohen për datën e zgjedhjeve.

Zëdhënësi i Vetëvendosjes, Përparim Kryeziu ka thënë se kanë marr ftes për këtë takim dhe do të marrin pjesë.

“Po, dhe do të marrim pjesë në ketë takim”, ka thënë Kryeziu.

Takimi i parë Kurti-Osmani mbahet në ora 13:00.

***

U.d e presidentit, Vjosa Osmani sot i pret në presidencë krerët e partive politike për t’u dakorduar lidhur me datën e zgjedhjeve. Merret vesh se takimet e Osmanit nisin nga ora 13:00. I pari me të cilin do të shihet është Albin Kurti.

Data e zgjedhjeve të jashtëzakonshme është në dorën e u.d të presidentit Vjosa Osmanit.

Pasi që mbrëmë Kushtetuesja vendosi për rrëzim të Qeverisë, institucionet e vendit duhet të përgatiten për zgjedhjet e reja që sipas të gjitha gjasave do të mbahen në muajin janar të vitit 2021.

Sot ndërkaq, u.d e presidentit Vjosa Osmani për të diskutuar për datën e zgjedhjeve do të takohet me liderët e partive politike.

“Partitë politike do të ftohen sot nga u.d. Presidentja Osmani për ta diskutuar datën e mbajtjes së zgjedhjeve”, ka thënë, Bekim Kupina, këshilltar për Media i u.d. së presidentit.

Takimet në presidencë, do të fillojnë në ora 13:00.

Vjosa Osmani do t’i pres në takime të ndara liderët e partive politike. I pari me të cilin do të takohet në këtë orë është Albin Kurti, lider i Lëvizjes Vetëvendosje.

Gjykata Kushtetuese mbrëmë ka vendosur pro kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje rreth vlefshmërisë së votës së deputetit Etem Arifi për zgjedhjen e Qeverisë Hoti, me çka edhe zyrtarisht vendi do të shkojë drejt zgjedhjeve të reja të parakohshme.

Vota e deputetit Etem Arifi që ishte vendimtare për zgjedhjen e Qeverisë Hoti më 3 qershor.

Kushtetuesja ka konstatuar se, në bazë të nenit 71.1 të Kushtetutës të Republikës së Kosovës, në ndërlidhje me nenin 29.1 (q) të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, personi i dënuar për vepër penale me një vendim gjyqësor të formës së prerë në tri (3) vitet e fundit, nuk mund të jetë kandidat për deputet e as të fitojë mandat të vlefshëm në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Ajo, po ashtu, ka konstatuar se Vendimi nr. 07/V-014 i Kuvendit të Kosovës për zgjedhjen e Qeverisë së Kosovës, i 3 qershorit 2020, nuk është në pajtueshmëri me paragrafin 3 të nenit 95 [Zgjedhja e Qeverisë] të Kushtetutës, sepse Qeveria nuk ka marrë shumicën e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës dhe duke pasur parasysh se Qeveria nuk është zgjedhur sipas paragrafit 3 të nenit 95 [Zgjedhja e Qeverisë] të Kushtetutës, atëherë mbështetur në paragrafin 4 të nenit 95 [Zgjedhja e Qeverisë] të Kushtetutës, Presidenti i Republikës së Kosovës shpall zgjedhjet, të cilat duhet të mbahen jo më vonë se 40 ditë nga dita e shpalljes së tyre.

Vendimet e Qeverisë mbeten në fuqi, si dhe Qeveria mbetet në detyrë deri në zgjedhjen e Qeverisë së re, thuhet në vendimin e Kushtetueses./GazetaExpress/

***

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, pritet qw sot t’ ftojë partitë politike për konsultim rreth datës së mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme. Kjo pas vendimit të Kushtetueses se Qeveria Hoti është zgjedhur në mënyrë jo legjitime.

Pas konsultimit me subjektet politike, pritet të shpallet edhe data e zgjedhjeve, jo më larg se 40 ditë sipas nenit 95 të Kushtetutës së Kosovës.

Gjykata Kushtetuese mbrëmë ka vendosur pro kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje rreth vlefshmërisë së votës së deputetit Ethem Arifi për zgjedhjen e Qeverisë Hoti, me çka edhe zyrtarisht vendi do të shkojë drejt zgjedhjeve të reja të parakohshme.

Vota e deputetit Etem Arifi që ishte vendimtare për zgjedhjen e Qeverisë Hoti më 3 qershor.

Kushtetuesja ka konstatuar se, në bazë të nenit 71.1 të Kushtetutës të Republikës së Kosovës, në ndërlidhje me nenin 29.1 (q) të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, personi i dënuar për vepër penale me një vendim gjyqësor të formës së prerë në tri (3) vitet e fundit, nuk mund të jetë kandidat për deputet e as të fitoj mandat të vlefshëm në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Ajo po ashtu ka konstatuar se, Vendimi nr. 07/V-014 i Kuvendit të Kosovës për zgjedhjen e Qeverisë së Kosovës, i 3 qershorit 2020, nuk është në pajtueshmëri me paragrafin 3 të nenit 95 [Zgjedhja e Qeverisë] të Kushtetutës, sepse Qeveria nuk ka marrë shumicën e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës dhe duke pasur parasysh se Qeveria nuk është zgjedhur sipas paragrafit 3 të nenit 95 [Zgjedhja e Qeverisë] të Kushtetutës, atëherë mbështetur në paragrafin 4 të nenit 95 [Zgjedhja e Qeverisë] të Kushtetutës, Presidenti i Republikës së Kosovës shpall zgjedhjet, të cilat duhet të mbahen jo më vonë se 40 ditë nga dita e shpalljes së tyre.

Vendimet e Qeverisë mbeten në fuqi, si dhe Qeveria mbetet në detyrë deri në zgjedhjen e Qeverisë së re, thuhet në vendimin e Kushtetueses.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat