Kurti sot raporton në Komisionin Parlamentar për menaxhimin e pandemisë

Aktuale

Kurti sot raporton në Komisionin Parlamentar për menaxhimin e pandemisë

Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 08:42
Albin Kurti

Ish-kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të raportojë sot para Komisionit Hetimor Parlamentar rreth menaxhimit të pandemisë COVID-19.

Raportimi i tij do të fillojë në ora 14:00.

Lidhur me menaxhimin e pandemisë në këtë komision ka raportuar edhe ish-ministri i Shëndetësisë në Qeverinë Kurti, Arben Vitia.

Kujtojmë që mbrëmë Kushtetuesja ka rrëzuar qeverinë Hoti dhe priten të mbahen zgjedhjet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat