Duhen ditë që vendimi i Kushtetueses të arrijë në Qeveri

Aktuale

Duhen ditë që vendimi i Kushtetueses të arrijë në Qeveri

Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 10:28
Foto

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për shkuarjen në zgjedhje brenda 45 ditësh ende nuk ka arritur në Qeveri.

Vendimi i marrë të hënën vjen pasi kjo gjykatë i ka dhënë të drejtë Lëvizjes Vetëvendosje, në ankesën e saj për votën e deputetit Etem Arifi për Qeverinë Hoti.

Burime të medias brenda Kushtetueses bëjnë të ditur se do të duhen disa ditë që i njëjti vendim të arrijë në Qeveri.

“Njoftimi thotë që vendimi hynë në fuqi nga momenti që të publikohet aktgjykimi dhe i njëjti t`u dërgohet palëve. Nuk mund të them se sa ditë duhen sepse varet derisa të shkruhet ajo që është vendosur. Sa më shpejt që të mundemi do të shkruhet”, ka thënë burimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat