Muja përmbledh ngjarjet e një muaji dhe i përkufizon: Mundesh, po pastaj s’mundesh

Aktuale

Muja përmbledh ngjarjet e një muaji dhe i përkufizon: Mundesh, po pastaj s’mundesh

Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 11:07
Armend Muja

Analisti Armend Muja i ka përmbledhur ngjarjet e një muaji, duke i krahasuar me ngjarjet në serialin e famshëm House of Card.

Ai në një postim në rrjetin social Facebook thotë se pritet të shihet çfarë po ngjet edhe me Edi Ramën në Shqipëri dhe Aleksander Vuçiqin në Serbi.

“House of Cards: Grenell humb zgjedhjet ne SHBA, Thaçi në Hage, Agimi humb Podujevën, Kushtetuesja rrëzon Hotin.  Të gjitha për 1 muaj. Të shohim çfarë po ngjet edhe me Edi Ramen dhe Vucic. Siç ishte ajo fjala popullore ‘mundesh, po pastaj smundesh…’”, shkruan Muja.

Ndryshe, një ditë më par[ Gjykata Kushtetuese ka nxjerr aktgjykim pro kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje për shpalljen të pavlefshëm votimin në Kuvendin e Kosovës për zgjedhjen e Qeverisë Hoti më 3 qershor, pasi për këtë qeveri kishte votuar edhe deputeti Etem Arifi, i cili kishte një aktgjykim përfundimtar nga Gjykata e Apelit.

Gjykata Kushtetuese ka hedhur poshtë votën e deputetit Etem Arifi dhe ka urdhëruar u.d presidenten Vjosa Osmani, që të shpallë zgjedhjet e parakohshme në afat prej 40 ditësh. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat