Deklarohet Haradinaj pas Kushtetueses, këto janë fjalët e tij

Aktuale

Deklarohet Haradinaj pas Kushtetueses, këto janë fjalët e tij

Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 11:45
Daut Haradinaj

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka thënë se kjo parti do garojë fuqishëm në zgjedhjet e jashtëzakonshme, duke thënë se vendimin e Gjykatës Kushtetuese do ta respektojnë.

Haradinaj ka thënë se kjo parti do të bëjë gjatë ditës një takim të Kryesisë për t’i diskutuar veprimet e ardhshme.

“E kemi sot një takim dhe do të shohim çfarë vendimi po del nga takimi. Ne do ta respektojmë vendimin e Kushtetueses dhe do të ecim tutje. Ne do të garojmë fuqishëm në zgjedhje”, tha ai.

Gjykata Kushtetuese, të hënën ka vendosur që vendi të shkojë në zgjedhje, duke e konsideruar të pavlefshme votën e Etem Arifit, për Qeverinë Hoti e rrjedhimisht e ka rrëzuar këtë qeveri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat