AAK-ja e do Haradinajn president edhe pas rrëzimit të Qeverisë

Aktuale

AAK-ja e do Haradinajn president edhe pas rrëzimit të Qeverisë

Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 12:17
AAK

Nënkryetari i Aleancës Ardhmëria e Kosovës, Ahmet Isufi ka thënë se do të garojnë si partie e vetme, pasi sipas tij janë parti e konosoliduar mirë.

Isufi në një konferencë për media tha se nuk e ndryshojnë qëndrimin se lideri i tyre, Ramush Haradinaj meriton të jetë President i vendit.

“Në këto zgjedhje të jashtëzakonshme shkojmë të përgatitur dhe për të udhëhequr vendin. Në këto zgjedhje do të dalim si AAK sepse jemi parti e konsoliduar mirë. Po ashtu jemi të përgatitur që të udhëheqim edhe Qeverinë e Kosovës. Sa i përket Haradinaj për president ne e mbajmë të njëjtin qëndrim. Ai meriton të jetë president i vendit”, tha Isufi.

Ndërsa sa i përket kandidatit për kryeministër, ai tha se ende janë në konsultime.

Të hënën në mbrëmje, Gjykata Kushtetuese mori shpalli aktgjykimin për rrëzimin e Qeverisë Hoti dhe shkuarjen në zgjedhje të jashtëzakonshme, duke konstatuar se përbërja e kabinetit qeveritar s’i kishte marrë votat e nevojshme, pasi që ky organ e cilësoi si të pavlefshme votën e ish-deputetit të dënuar me burgim, Etem Arifi.

“Vendimi nr. 07/V-014 i Kuvendit të Republikës së Kosovës për Zgjedhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës, i 3 qershorit 2020, nuk është në pajtueshmëri me paragrafin 3 të nenit 95 [Zgjedhja e Qeverisë] të Kushtetutës, sepse Qeveria nuk ka marrë shumicën e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës”, thuhet ndër tjerash në konstatimet e Gjykatës Kushtetuese. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat