​Zemaj pas takimit me Orlandon: Italia ishte pranë Kosovës

Aktuale

​Zemaj pas takimit me Orlandon: Italia ishte pranë Kosovës

Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 12:23
Foto nga takimi

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando është pritur në takim nga ministri në detyrë Shëndetësisë, Armend Zemaj.

Zemaj derisa ka njoftuar për takimin me Orlando thotë se Italia ka mbështetur si në aspektin ushtarak, civil e humanitar e me fokus në shëndetësinë e Kosovës.

“Është kënaqësi ta takoj mikun tim, ambasadorin Italian, z. Nicola Orlando. Gjatë gjithë rrugëtimit të shtet ndërtimit të Kosovës e deri më sot kur të dyja shtetet po përballemi kundër Covid 19, Italia ishte pranë Republikës së Kosovës, me mbështetje si në aspektin ushtarak, civil e humanitar, me fokus në shëndetësinë e Kosovës”, ka shkruar Zemaj.

Ai ka thënë edhe se “Miqësia e z. Orlando, është vlerë për shtetin e Kosovës. Faleminderit!”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat