Isa Mustafa nuk i shkon në takim Vjosa Osmanit, e çon një zyrtar tjetër

Aktuale

Isa Mustafa nuk i shkon në takim Vjosa Osmanit, e çon një zyrtar tjetër

Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 13:42
Vjosa Osmani dhe Isa Mustafa

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani do të takojë sot duke filluar nga ora 13:00, krerët e partive politike për të diskutuar datën e mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme.

Osmani fillimisht takon liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, nga ora 13:00.
Nga Lëvizja Vetëvendosje kanë konfirmuar se Kurti do të shkojë në takim te Osmani.

Kurse nga ora 14:00, Vjosa do ta takojë ish-shefin e saj, kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa.
 Brenda LDK-së kanë bërë të ditur se Mustafa nuk do t’i shkojë në takim Osmanit, por do ta dërgojë një zyrtar tjetër.

PDK-ja do ta dërgojë në takim Memli Krasniqi, që fillon nga ora 15:00, kurse AAK-ja do ta dërgojë Besnik Tahirin.

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, është hapur rrugë për tu mbajtur zgjedhjeve të reja parlamentare në Kosovë.

Gjykata Kushtetuese ka hedhur poshtë votën e deputetit Etem Arifi në zgjedhjen e Qeverisë Hoti dhe ka urdhëruar ushtruesen e detyrës së presidentes Vjosa Osmanin, që të shpallë zgjedhjet e parakohshme në afat prej 40 ditësh.

Ndryshe, sipas Kushtetutës së Kosovës, neni 70, mandati i deputetit mbaron ose bëhet i pavlefshëm, ndër të tjera, nëse një deputet dënohet me vendim gjyqësor të formës së prerë për vepër penale me një ose më shumë vjet burgim.
Etem Arifi, pavarësisht se ishte i dënuar me vendim të formës së prerë, ai mori pjesë në seancën e 25 marsit, ku u rrëzua qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje.

Po ashtu, ai ishte njëri nga 61 deputetët që më 3 qershor votoi për Qeverinë e re të Kosovës, të udhëhequr nga kryeministri, Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat