​Osmani priti në takim shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog

Aktuale

​Osmani priti në takim shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog

Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 14:25
Pamje nga takimi

Ushtruesja e detyrës së presidentes Vjosa Osmani mbajti sot takim me shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, me të cilin ka biseduar për zhvillimet e fundit në Kosovë.

Me theks të posaçëm për nevojën e respektimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese si dhe të afateve ligjore për zgjedhjet e reja parlamentare.

Palët diskutuan po ashtu për menaxhimin e situatës me koronavirus.

Si dhe përpjekjet për sigurimin e vaksinës për qytetarët e Kosovës, për të cilën u dakorduan që të trajtohet me prioritet, ndërkaq institucionet e Kosovës ta kenë një plan të qartë të vaksinimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat