Krasniqi pas takimit me Osmanin: PDK hyn në garë për të fituar dhe për ta rikthyer besimin e qytetarëve!

Aktuale

Krasniqi pas takimit me Osmanin: PDK hyn në garë për të fituar dhe për ta rikthyer besimin e qytetarëve!

Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 15:49
Memli Krasniqi

Ka përfunduar takimi në mes nënkryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi dhe u/d së presidentes, Vjosa Osmani.

Takim ky në vazhdën e bisedimeve për datën e zgjedhjeve pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Pas këtij takimi, Krasniqi tha PDK mirëpret këtë vendim, pasi që kjo parti ka kohë që ka kërkuar të mblidhen dhe të dakordohen për shpërndarjen e kësaj legjislature.

“Ne presim që data e zgjedhjeve të shpallet sa më shpejtë, brenda atij harku kohor që e mundëson aktgjykimi i Kushtetueses.

Fundi i janarit, datë e përshtatshme, por që presim që Kushtetuesja ta publikojë aktgjykimin e plotë dhe është e domosdoshme të mos humbet kohë, pasi që viti që po vjen është me shumë pikëpyetje. PDK është e mendimit që të gjithë të pajtohemi për një datë sa më të hershme”, tha Krasniqi.

Ai nuk e mohoj nëse do ta garojnë me ndonjë partner, pasi që sipas tij tradicionalisht kanë pasur listë të përbashkët me disa parti më të vogla.

“PDK nuk e ka prioritet këtë, por ne do të garojme me një listë përfaqësuese, me një listë më të mirë se secila parti tjetër. Me një program që në thelb do ta ketë trajtimin dhe projektin ekonomik.

PDK i hynë garës për të fituar dhe për ta rikthyer besimin, për të qeverisur me vendin me një kryeministër e qeveri serioze që kryen punë”, tha nënkryetari i PDK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat