​Hoxhaj: Emrin për kryeministër do të kemi së shpejti, kemi unitet të brendshëm në parti

Aktuale

​Hoxhaj: Emrin për kryeministër do të kemi së shpejti, kemi unitet të brendshëm në parti

Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 16:06
Enver Hoxhaj

Partia Demokratike e Kosovës kërkon që zgjedhjet e jashtëzakonshme në vend të mbahen sa më shpejt që të jetë e mundur, por pavarësisht kësaj, ende nuk kanë caktuar se kush do të jetë kandidat i partisë për kryeministër.

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj tha se partia që udhëheq ka zot shtëpie dhe unitet brenda partisë për të vendosur se kush do t’i prijë listës zgjedhore të partisë.

Hoxhaj: Emrin për kryeministër së shpejti do të keni në publik, kemi unitet të brendshëm

“Ne si PDK kemi ekip të njerëzve të cilët është i përgatitur për të udhëheq pozitat më të rëndësishme që ka vendi. Për të qenë president, kryeministër dhe në resorët më të rëndësishëm të qeverisjes në Kosovë në çdo ministri të caktuar. Natyrisht që vendimi i gjykatës është një ngjarje e shpejtë dhe ende nuk e kemi fol një temë të tillë në PDK, por ju e keni parë gjatë këtyre javëve të fundit se ne jemi parti që marrim vendime dhe kemi qartësi në vendimmarrje. Për këtë shumë shpejt do të dalim edhe me kandidatin për të qenë mandatar, i cili do t’i prijë listës së PDK-së. Emrin së shpejti do të keni në publik, por ju e keni pa që këtë kohë kemi pas unitet të mirëfilltë të brendshëm, solidaritet me shokët tanë në Hagë dhe mbi të gjitha vendosmëri që t’i japim drejtim çdo teme të caktuar. PDK-ja nuk është pa zot shtëpie, ne do t’iu grahim punëve përpara”, tha ai.

Duke shprehur gatishmërinë për zgjedhjet reja, Hoxhaj tha se prioritet i vetëm i PDK-së për zgjedhjet është ekonomia.

Hoxhaj: Si Parti Demokratike e Kosovës jemi të gatshëm për zgjedhje

“Si Parti Demokratike e Kosovës jemi të gatshëm për zgjedhje dhe të bindur se do të ofrojmë programin më të mirë dhe njerëzit më të duhur për të marrë përgjegjësi të reja për vendin. Kosovës si kurrë më parë i duhet qartësi, vullnet e guxim në vendimmarrje për ta këndellur ekonominë, rivendosur marrëdhëniet me miqtë dhe nxjerrë nga izolimi shtetin më të ri. PDK-ja është e vetmja parti që i ka dhënë shpresë e qeverisje të mirë vendit. Ne, do t’i ofrojmë shpresën, stabilitetin, progresin dhe programin më të të mirë ekonomik sepse jemi njerëzit më të përgatitur dhe përvojën më të mirë. Për neve është shumë e përshtatshme që zgjedhjet të mbahen sa më shpejtë, qoftë 24 janari, qoftë 31 janari. Për neve janë të pranueshme dhe ne jemi të mobilizuar që të ndodh me kohë”, tha ai

Krahas këtyre, ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, kritikoi Qeverinë Hoti dhe ish-Qeverinë Kurti, duke i cilësuar si ndër më të dobëta që ka pasur Kosova ndonjëherë.

Hoxhaj: Të vetmet lajmet e mira janë kalimi i rimëkëmbjes ekonomike dhe vendimi i Kushtetueses

“Të vetmet lajme të mira në këtë vit, nga 6 tetori i vitit 2019, janë dy: Kalimi i Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike me ndihmën e PDK-së dhe vendimi i djeshëm i Gjykatës Kushtetuese për ndalimin e degradimit politik dhe shpalljen e zgjedhjeve të reja. Koalicioni aktual qeverisës, tash e disa muaj nuk e kishte shumicën parlamentare për ta kaluar as edhe një ligj të vetëm. Ka bllokuar funksionimin normal të institucioneve shtetërore dhe që është më e rënda – është udhëhequr nga një arrogancë e pushtetit e moskokëçarje”, tha ai.

Sa i përket koalicioneve parazgjedhore, Hoxhaj tha se ende nuk kanë biseduar me asnjë parti politike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat