Raportet e ftohta të Edi Ramës me Vjosa Osmanin, ja si e analizon avokati Tomë Gashi

Aktuale

Raportet e ftohta të Edi Ramës me Vjosa Osmanin, ja si e analizon avokati Tomë Gashi

Nga: A.M. Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 17:45
Tomë Gashi

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani, javën e kaluar ishte në vizitë zyrtare në Shqipëri.

Ajo u taku me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, por nga ai nuk e prit atë, sipas protokollit shtetëror.

Po ashtu, Rama nuk ishte i pranishëm edhe në seancën e Kuvendit të Shqipërisë, kur Osmani mbajti fjalim para deputeteve.

Avokati Tomë Gashi, në një intervistë për mediat shqiptare ka deklaruar se Osmani në Shqipëri nuk kishte shkuar privatisht, as në mënyrë që të promovoj vetveten si politikane.

 “Është e njohur në Kosovë për qëndrime të mirëfillta të saja, të cilat nuk i ndryshon  në baza ditore, dhe duhet ta dinë të gjithë se ajo ka ardhur në dy kapacitete, më të larta në Kosovë, e që është ushtruese e detyrës së presidentit të Kosovës, dhe që është, faktikisht edhe kryeparlamentare e Parlamentit të Republikës së Kosovë”, ka thënë ai.

Ndërsa, ka thënë se Rama është dashur që ta pres Osmanin, ashtu siç e kishte pritur Thaçin.

“Pa marrë parasysh, do të duhej që Vjosa Osmanin ta priste në mënyrën e njëjtë, siç zoti Rama e ka pritur vet Hashim Thaçin”, ka thënë ai.

Po ashtu, Gashi ka thënë se Rama duhet të sqaroj se pse e ka këtë ftohtësi me Osmanin.

Si dhe shprehet, se Rama ishte i detyruar që të priste Osmanin me protokolle zyrtare.

Më tej, Gashi ka thënë se nuk ka shqiptar që nuk është dakord me deklaratat e Vjosa Osmanit në Tiranë.

Dhe se, kërkesat e Osmanit janë të qarta.

“Askush nuk guxon që Vjosa Osmanin ta trajtoj, si dikush që ka ardhur në Republikën e Shqipërisë për ta promovuar vetveten”, ka deklaruar Gashi.

Nëse nuk hapet videoja, klikojeni për ta parë në Yotube.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat