Nuk e përjashtoi koalicionin me PDK-në, zëdhënësi i kësaj partie reagon ndaj Glauk Konjufcës

Aktuale

Nuk e përjashtoi koalicionin me PDK-në, zëdhënësi i kësaj partie reagon ndaj Glauk Konjufcës

Nga: G.B Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 22:58
Glauk Konjufca

Glauk Konjufca nga VV, ka thënë se nuk e përjashtojnë mundësinë e koalicionit me PDK-në.

Pas kësaj ka reaguar zëdhënësi i kësaj partie, Avni Bytyçi, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se është herët të flitet për këtë temë por që PDK është konstantja në vendin tonë.

Ai ka shtuar se po hyjnë në garë pa obligime ndaj askujt.

Postimi i tij i plotë:

Glauku sapo e tha, Lëvizja Vetëvendosje nuk e përjashton koalicionin me Partinë Demokratike të Kosovës. Ngadalë por sigurt mashtrimet po bien.

Edhe pse duhet ta pranojmë, është herët që të flasim për këtë temë.

Por, Partia Demokratike e Kosovës është konstantja në vendin tonë.

Ne po hyjmë në garë pa obligime ndaj askujt dhe si argument kemi angazhimin e mirë opozitar që e dëshmuam.

Është mëkat që Kadri Veseli nuk është prezent për të parë se doli ashtu siç e tha për “mashtrimin e madh” të 6 Tetorit.

Një vjet i humbur nga dy qeveritë Kurti/Hoti që keqqeverisjen vendin.

Rezultati, shkurt, në tri pika:

1. Një ekonomi e shkatërruar -7.2 “rritja ekonomike”,

2. Një dështim total me pandeminë,

3. Një politikë e jashtme të dështuar në raport me perëndimin dhe disfatë e pafalshme para Serbisë duke e cenuar rëndë interesin e Republikës së Kosovës.

Partia Demokratik e Kosovës, është në garë jo vetëm për të rikthyer besimin që kishim, por, për të fituar një betejë ndaj një mashtrimi të madh politik që ka filluar nga viti 2014, e që la Kosovën shumë mbrapa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat