Çfarë do të ndodhë me Kosovën në këtë situatë? Flet Maliqi: Momenti më i keq politik dhe ekonomik në 20 vjet

Aktuale

Çfarë do të ndodhë me Kosovën në këtë situatë? Flet Maliqi: Momenti më i keq politik dhe ekonomik në 20 vjet

Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 16:55
Agon Maliqi

Analisti Agon Maliqi, e ka cilësuar situatën në të cilën ndodhet Kosova për momentin si një ndër momentet më të këqija në 20 vitet e fundit.

Maliqi ka vijuar më tej duke hartuar një miniplan se si Lëvizja Vetëvendosje mund të fitojë zgjedhjet, që sipas tij deri më tani është në dorën e tyre.

Maliqi: E para, duhet të jetë kalimi i buxhetit për 2021 nga Kuvendi i tanishëm. GJK e ka marrë vendimin por ende nuk është dërguar në fletoren zyrtare, afati 40 ditor nuk ka filluar ende të vlejë. Ndoshta për t’i dhënë një mundësi Kuvendit që të miratojë buxhetin. Që qeveria në detyrë të kryejë funksion elementar. Kosova është në momentin e vet më të keq ekonomik dhe politik në 20 vitet e fundit.

E dyta, duhet të jetë mbarëvatja e zgjedhjeve, edhe pse Kosova nuk ka pasur problem në menaxhimin e zgjedhjeve.

Pastaj mbetemi te rezultati. Është një konsensus që VV do të dalë fituese. Hamendësimet kanë të bëjnë me sa mandate do të marrë. Vetë VV mendon se do të marrë shumicën me 55 mandate, duke krijuar qeverinë. Opsioni i dytë për VV është të ketë 45 mandate, ndoshta një koalicion me Haradinaj. Po prap kjo nuk e zgjidh ccështjen e presidentit, ndaj në fund VV do mund të ketë nevojë për koalicion me LDK ose PDK. Është hequr linja e vijave të kuqe me PDK. Konjufca tha që nuk përjashtohet një koalicion me PDK.

Por nëse vijmë te ky moment a do të ketë marrëveshje mes palëve?

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat