Tragjike: Këta janë dy të rinjtë nga Bujanoci, që vdiqën në aksidentin e rëndë mbrëmë

Aktuale

Tragjike: Këta janë dy të rinjtë nga Bujanoci, që vdiqën në aksidentin e rëndë mbrëmë

Më: 26 dhjetor 2020 Në ora: 09:46
Dy të rinjtë nga Bujanoci, që vdiqën në aksident

Pas një aksident të rëndë trafiku, që ndodhi dje në rrugën Lluçan, afër fshatit Dobrosin të Bujanocit, janë lënduar 6 nxënës të shkollës së mesme, ku dy prej tyre kanë humbur jetën.

Ndërsa, katër të tjerë janë dërguar për trajtim në spitalin e Nishit.

Të rinjtë që vdiqën i takojnë familjes Bilalli dhe Sabedini.

Lajmin e ka konfirmuar deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi.

“Ngjarje e tmerrshme vdekja e dy të rinjëve në fshatin Lluçan.Shuarje shpresë e shkaktim dhembje të jashtëzakonshme jo vetëm për familjet dhe të afërmit e viktimave, por për të gjithë qytetarët e komunës tonë.

Allahu i lehtësoftë dhimbjen familjarëve të fëmijëve që humbën jetën.

Lutemi që të mbijetuarit të shërohen e t’i përballojnë plagëve”, shkruan ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat