Flet Isa Mustafa: Ja kur do të kemi emrin e kandidatit për kryeministër, tregon nëse janë duke diskutuar për koalicione

Aktuale

Flet Isa Mustafa: Ja kur do të kemi emrin e kandidatit për kryeministër, tregon nëse janë duke diskutuar për koalicione

Më: 26 dhjetor 2020 Në ora: 11:51
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.

(E plotësuar 14:32) - ​I pari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa tha se janë duke përpjekje që gjatë javës ardhshme të vendosin për kandidatin që do garojë në zgjedhjet e jashtëzakonshme. Ai nuk ka njoftuar për kandidatët potencial, por tha se që janë duke punuar që shume shpejt të vendosin për të.

Pas mbledhjes së kryesisë ai tha se u diskutua për kriteret për kandidatin për kryeministër nga radhët e LDK-së.

Mustafa: Do të bëjmë përpjekje që të kemi emrin e kandidatit për kryeministrit javën e ardhshme

"Do të bëjmë përpjekje qe të kemi në fillim të javës tjetër. Sot e kishim mbledhjen e kryesisë, diskutuam për përgatitjet për zgjedhje. Diskutuam po ashtu për kriteret për kandidatë që do i marrin edhe nga degët, por edhe nga opinioni nga qytetarët për deputetë të Kuvendit të Kosovës. Pra jemi në përgatitje, do të punojmë sot, do të punojmë nesër, të hënën që sa më shpejt të dalim, në mënyrë që ne momentin që kemi kandidatin atëherë e koncentrojmë punën e organizimit të fushatës te kryeministri", theksoi ai.

Ai nuk ka folur për emrat potencialë për kandidat për kryeministër, veçse tha se shumë shpejt do të vendoset për të.

Mustafa: tani s’po flas për emra, do të diskutojmë në organe

"Tani nuk po flas për emra sepse për emra duhet të diskutojmë në organe. Por meqenëse do ta bëjmë shpejt, shpejt do ta merrni vesh", tha Mustafa.

Pranë selisë së LDK-së, pas mbledhjes së kryesisë është parë Gazmend Abrashi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Mustafa tha se Abrashi ka pasur vizitë private, duke shtuar se nuk janë duke biseduar për asnjë koalicion me partitë politike.

Mustafa: Me asnjë parti nuk jemi duke diskutuar për koalicione

"Jo fare, nuk kemi asnjë koalicion. Vërtetë me asnjë subjekt politik nuk jemi duke diskutuar për koalicione. Është vizitë private, me personelin këtu. Prandaj nuk është vizitë zyrtare për çështje politike", shtoi ai.

I pyetur për fillimin e vaksinimit të banorëve serb në veri, Mustafa tha se Hoti do ta sqarojë se si kanë hyrë ato vaksina.

Mustafa: Kryeministri do ta sqarojë si kanë hyrë vaksinat

"Kryeministri tha se ata gjatë ditës do ta sqarojnë se si kanë hyrë ato vaksina, sepse nuk është informuar askush[...]procedura e vaksinimit kryhen ne harmoni me MSh-në këtu dhe me qeverinë", tha ai.

Hoti thotë se brenda tre ditësh dihet emri i kandidatit për kryeministër, flet edhe për vaksinimin në Veri

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti tha se partia nga e cila vjen, pra Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) brenda tri ditëve do ta caktojë kandidatin për kreun e qeverisë. Në mbledhjen e kryesisë së LDK gjatë së shtunës Hoti tha se kanë diskutuar vetëm për kriteret që do të vendosen. Ndërsa për çështjen e vaksinimit në Veri të Kosovës nga Serbia, Hoti ka thënë se me këtë po merren organet kompetente.

Hoti: Brenda dy apo tre ditëve do të dalim me emrin e kandidatit për kryeministër

"Besoj për dy-tri ditë do të dalim edhe me emrin e kandidati[...]nuk mund të flas për emra të përveçëm, për askënd, përfshirë edhe vetën time pa u përmbyllur diskutimet", ka thënë ai.

I pyetur se a do të pranojë rikandidimin për kryeministër ai tha se mos të pyetet për çështje hipotetike dhe se duhet të diskutohet brenda strukturave të partisë.

Hoti: Mos më pyetni për çështje hipotetike

"Mos më pyetni për çështje hipotetike, duhet ta diskutojmë brenda strukturave, dhe derisa nuk vijmë te emri nuk është korrekte nga ana ime", shtoi Hoti.

Ndërkohë, Hoti është pyetur edhe për vaksinat e ardhura ilegalisht në veri të Kosovës, për çka sipas tij janë duke u marrë të gjitha organet kompetente.

Hoti: Për vaksinimin në Veri të vendit që është raportuar janë duke u marrë organet kompetente

" Mos bëni kësi paralele, janë dy gjëra të ndryshme. Jemi pranë zgjedhjeve, normalisht strukturat e partitë mblidhen. Ndërkohë që për atë që është raportuar janë duke u marrë të gjitha organet kompetente", deklaroi ai. 

Flet sekretari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arban Abrashi

Sekretari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arban Abrashi po kundërshton sondazhet, të cilat nuk po e rangojnë mirë këtë parti. Ai tha se janë duke punuar për konsolidimin e votës, e po ashtu që të ketë rritje në zgjedhjet që do të mbahen se shpejti.

Megjithatë, pas takimit të mbledhjes së kryesisë së LDK-së nuk ka përmendur ndonjë emër të mundshëm për kandidat për kryeministër.

Sipas tij, kanë diskutuar për kritere dhe kanë trajtuar një sondazh, që siç tha ai, tregon se LDK është mirë.

Abrashi: U diskutua për zhvillimet pas vendimit të Kushtetutës

"Po gjithsesi që ka, por sot ka qenë një mbledhje e kryesisë ku është diskutuar zhvillimet pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese. Është diskutuar për kritere, e kemi trajtuar edhe një hulumtim, jo një sondazh rreth pritshmërisë e njerëzve të qytetarëve të Kosovës dhe brengat e qytetarëve qe kanë. Ditëve në vijim do të takojmë edhe të vazhdojmë edhe kriteret për deputetë por edhe emrat e mundshëm apo bartësit e listës. Edhe më shumë mobilizim në degë dhe nëndegë", u shpreh ai.

Tutje, Abrashi theksoi se nuk i trajtuar emrat potencialë për kandidatë, megjithatë sipas tij kanë folur më shumë për kritere.

Abrashi: Sondazhet LDK-në e qesin shumë më mirë nga ajo çka po përflitet

"Sondazhet LDK- në e qesin shumë më mirë se sa ajo çka po përflitet në disa të themi qoftë debate apo qoftë diskutime në ‘facebook’ që është pak a shume të motivuara financiarisht nga nuk e di nga kush. Ne synojmë që së paku të konsolidojmë votat tona dhe një rritje dhe fushatë më të mirë", ka shtuar Abrashi.

Abrashi derisa u pyet se si qëndron LDK-ja, pasi disa anëtarë të këtij subjekti në Ferizaj kanë kaluar tek Vjosa Osmani. E për çka ai thotë se nuk ka qarje të LDK-së dhe se qëndrojnë unik në qëndrimet e tyre.

Abrashi: Jemi shumë unik, nuk ka qarje në LDK

“Jemi shumë më shumë unik. Nuk kemi asnjë brengë që dikush do të largohet apo do të qahet, ka pas një lëvizje apo dy që kanë qenë edhe lidhje familjare prandaj nuk kemi problem me qarje të LDK jemi të mobilizuar, po mobilizohemi edhe më shumë. Jemi unik në këto qëndrime, tani po diskutojmë kriteret dhe kandidatin në ditët në vijim”, tha Abrashi.

Ndërsa i pyetur për koalicione, ai tha se kjo çështje nuk është trajtuar, madje thotë se nuk është trajtuar as posti i presidentit për të cilin LDK ka insistuar. E gjitha që po diskutohet sipas tij ka të bëjë me organizimin e brendshëm brenda partisë.

Abrashi: Po merrem me vetveten, pastaj sqarojmë koalicionet e mundshme

“Nuk i kemi trajtuar ato, njëherë po merremi me vetveten, po organizimin e brendshëm, sa mund të punojnë nëndegët, sa mund të punojnë kryetarët e komunave dhe të degëve. Në ditët në vijim do i sqarojmë edhe koalicionet e mundshme”, u shpreh ai.

Ai u zotua se si parti janë unik, dhe se po merren me vetën, ku ka theksuar edhe se nuk kanë trajtuar koalicionet e as emrin e presidentit

Abrashi: Nuk kemi brenga se dikush po largohet

"Nuk kemi asnjë brengë se dikush do të largohet ose do të qahet. Ka pasur një lëvizje apo dy por që kanë qenë edhe lidhje familjare. Prandaj nuk e kemi problem se do të ketë qarje. Jemi unik ne këto qëndrime", shtoi ai.

Abrashi tha se ditëve në vijim do të kenë shumë takime me degë dhe nëndegë.

Veliu: S’diskutuam për emrin e kandidatit për kryeministër, duhet të caktojmë kritere

Që ora 10:00 e mëngjesit, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka mbledhur kryesinë e saj për të diskutuar për të diskutuar zhvillimet e fundit politike që u krijuan pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Qeverinë Hoti.

Në këtë mbledhje thuhet të mos jetë diskutuar për emrin e kandidatit për kryeministër nga radhët e LDK-së.

Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu tha se në mbledhje e kryesisë është diskutuar vetëm për përgatitjet për zgjedhje. Ndërsa sa i përket emrit të kandidatit për kryeministër, Veliu thotë se duhet të diskutohet për kriteret.

Veliu: Është diskutuar për zgjedhje

"Përgatitje për zgjedhje...Jo ende. Jo ne jemi duke diskutuar për kriteret në radhë të parë do të caktojmë kritere edhe për kryeministër por edhe për kandidatë për deputetetë. Kriteret janë të njohura i kemi aplikuar edhe më në të kaluarën janë të njohura, nuk ka diçka shtesë", tha ai.

Ndërsa anëtari i kryesisë, Ismet Beqiri ishte i shkurtër kur është pyetur rreth kandidatit për kryeministër. E gjitha që ai deklaroi për media shihte, se ka shumë emra të kandidatëve për kryeministër.

Beqiri: Emra ka sa të duash

“Emra ka sa të duash”, tha shkurt Beqiri kur u pyet për emrin e kandidatit për kryeministër nga radhët e LDK-së.

***

Ka përfunduar para pak minutash mbledhja e kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosoëvs (LDK).

Në në një prononcim për gazetarë, sekretari i LDK-së, Arban Abrashi ka thënë se në këtë mbledhje, siç ka thënë ai, nuk është diskutuar për emra.

Abrashi ka deklaruar së në mbledhjen e sotme të Kryesisë është folur për kriteret që duhet t’i ketë kandidati për kryeministër dhe ata për deputetë.

Image
Arban Abrashi

“Është diskutuar për kriteret që duhet t’i ketë kandidati për kryeministër dhe ata për deputetë. Në ditët e ardhshme gjithsesi se do të diskutojmë edhe për emrat dhe bartësin e listës”, tha Abrashi.

Ndërkohë, nënkryetari i kësaj partie, Agim Veliu ka thënë se ende nuk janë është duke shqyrtuar asnjë emër për kryeministër.

“Asnjë emër ende nuk është në shqyrtim, ne jemi duke biseduar për kriterët, do t’i ndërtojmë kriterët edhe për kandidatët për kryeministër dhe kriteret për kanididatët për deputetë”, tha Veliu në një konferencë për media.

Agim Veliu: Asnjë emër ende nuk është në shqyrtim

Kryetari i LDK’së, Isa Mustafa, sot në orën 10:00 ka mbledhur Kryesinë e partisë, për të diskutuar rreth zhvillimeve të fundit politike pas vendimit të Kushtetueses dhe për punën e zgjedhjeve të parakohshme.

Para pak minutash ka përfunduar kjo mbledhje, ku nënkryetari i kësaj partie, Agim Veliu tha se ende nuk janë duke shqyrtuar asnjë emër për kryeministër.

Image
Agim Veliu

“Asnjë emër ende nuk është në shqyrtim, ne jemi duke biseduar për kriterët, do t’i ndërtojmë kriterët edhe për kandidatët për kryeministër dhe kriteret për kanididatët për deputetë”, tha Veliu në një konferencë për media.

Gjithë këto zhvillime vijnë pas rrëzimit të Qeverisë Hoti nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese, që konstatoi se vota e deputetit Etem Arifi pro qeverisë së drejtuar nga LDK ka qenë e pavlefshme.

Vendi pritet të mësojë datën e zgjedhjeve të reja posa të dalë aktgjykimi i plotë i Gjykatës Kushtetuese. Një gjë të tillë e ka thënë u.d e presidentes, Vjosa Osmani.

Deklarata pas mbledhjes së kryesisë së LDK-së (Drejtpërdrejt)

Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbledhur kryesinë.

Mbledhja e kryesisë ka filluar nga ora 10:00 ka mësuar media.

Kurse, mësohet se ajo ende është duke vazhduar.

Në këtë mbledhje pritet të diskutohet për zhvillimet e fundit në vend pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e Qeverisë Hoti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat