Zyrtari i PDK-së i ashpër me Kurtin e Osmanin: Ata nuk kanë fytyrë të ...!

Aktuale

Zyrtari i PDK-së i ashpër me Kurtin e Osmanin: Ata nuk kanë fytyrë të ...!

Nga: A.Morina Më: 27 dhjetor 2020 Në ora: 10:48
Vjosa Osmani dhe Albin Kurti

Zyrtari i PDK-së, Betim Gjoshi, ka reaguar ndaj u.d. së Presidentit, Vjosa Osmanit, pas ndihmës së kërkuar nga aleatët ndërkombëtarë.

Gjoshi u shpreh i ashpër me Osmanin dhe Kurtin, ai tha se këta dy të fundit nuk kanë fytyrë të kërkojnë ndihmë prej miqve. 

"Ju dy i keni ushqyer ndjenjat e urrejtjes ndaj tyre me deklarata të papërgjegjshme. Ju dy ia keni shti tutën këtij populli se miqtë nuk po janë gjithmonë me neve". shkroi Gjoshi në facebook, përcjell "Bota sot".

Postimi i plotë

Hiç, nuk ka ma me lyp ndihmën e miqve tanë që ndihmuan në themelimin e Republikës së Kosovës.

Ti Vjosa Raif Osmani bashkë me Albin K. gjjnduni vet, pa ndihmën e askujt.

As ti, as Albin K. nuk keni ftyrë me kërku ndihmën e miqve.

Ju dy i keni ushqyer ndjenjat e urrejtjes ndaj tyre me deklarata të papërgjegjshme.

Ju dy ia keni shti tutën këtij populli se miqtë nuk po janë gjithmonë me neve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat